Art&Argëtim

E trishtë! Dy javë nga vdekja e të atit, aktori Angus Cloud humb jetë në moshën 25-vjeçare

Një burim tha për "Entertainment Tonight" se ai kishte mendime vetëvrasëse, pasi u kthye nga Irlanda ku varrosi babain e tij.

1 Gusht 2023, 07:43 Nga f.i
E trishtë! Dy javë nga vdekja e të atit, aktori Angus Cloud humb
Angus Cloud

SHBA- Aktori, Angus Cloud, i cili luajti në serialin hit të HBO Euphoria, ka vdekur në moshën 25-vjeçare, shkruan BBC. Mësohet se Cloud humbi jetën të hënën në shtëpinë e familjes së tij në Oakland, Kaliforni por akoma nuk dihet shkaku i  i vdekjes së tij. 

“Me zemër të thyer na u desh t’i themi lamtumirë një njeriu të jashtëzakonshëm sot”, thuhet në një deklaratë nga familja e Cloud.

Babai i aktorit u nda nga jeta javën e kaluar dhe ishte në një “betejë me shëndetin mendor”. Dy javë më parë, Cloud postoi një foto të babait të tij në Instagram dhe shkroi: “Më mungon”.

Një burim tha për "Entertainment Tonight" se ai kishte mendime vetëvrasëse, pasi u kthye nga Irlanda ku varrosi babain e tij.

angus cloud

Sondazh

Poll