SPAK
TIRANË- Janë zbardhur akuzat që rëndojnë ndaj personave që përfunduan ditën e sotme në pranga, në kuadër të një operacioni që u zhvillua nga SPAK në disa qytete të vendit.
Në pranga përfundoi: prokurori i Kukësit Xhevahir Lita, polici Ardit Hasanbega, ish-drejturesi i Operacionales, Oltion Bistri dhe biznesmenti Pëllumb Gjoka. Në kërkim është shpallur Elion Hato, krahu i djathtë i Ervis Martinajt, ndërsa për këtë të fundit, edhe pse në kërkim është lëshuar sërish një urdhër-arresti.
AKUZAT-
Polici- Ardit Hasanbegaj u ka krijuar kushtet autorëve për atentatin ndaj Dorjan Dhulit dhe Ibrahim Licit.
Ish-drejtuesi i Operacionales- Oltion Bistri, akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës dhe nxjerrje të akteve sekrete.
Prokurori i Kukësit, Xhevahir Lita, dyshohet se ka mbyllur dosjet në lidhje me këto vepra.
SPAK ka dyshime se Ervis Martinaj është i përfshirë në vrasjen e Gjin Ndojit, e cila ka ndodhur në vitin 2020.
Çfarë ka ndodhur sot?
Prokuroria e Posaçme ka zhvilluar një operacion që deri më tani ka çuar në pranga 6 persona. Mes tyre ka zyrtarë të policisë, prokurorisë dhe një biznesmen. Në pranga kanë përfunduar ish-drejtuesi i Operacionales, Oltion Bistri, i shkarkuar nga detyra vetëm pak ditë më parë. Mes të arrestuarve po ashtu është edhe Astmer Bilali, i arrestuar në 2018-n si pjesë e grupit “Bajri” në Shkodër.
Në pranga raportohet të ketë rënë edhe Ardit Hasanbegaj, ish-shef për Krimet në Berat, i përjashtuar nga radhët e policisë një vit më parë, pas zbulimit të serave me kanabis në fshatin Drenovicë të Beratit. Në kërkim është shpallur edhe Ervis Martinaj, pasi akuzohet si porositës i disa vrasjeve në zonën e Shkodrës. Në kërkim është shpallur Eljon Hato, i konsideruar si krahu i djathtë i Martinajt. Një tjetër person gjithashtu i shpallur në kërkim është Behar Bajri.
Janë të paktën 15 urdhërarreste të lëshuara nga Prokuroria e Posaçme. Akuzat janë disa, mes të cilave organizatë kriminale, grup i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale në organizata kriminale, shpërdorim detyre, korrupsion, e deri te vrasje.