Aktualitet

“Vrite”/ SHERRI në Fushë-Krujë, grupi i 'Rrajave' qëllon me shkopinj bejsbolli e shqelma dy persona (VIDEO)

Sherri ka ndodhur për një gurore, në pronësi të Rrajave.

7 Korrik 2023, 11:02 Nga A.B
“Vrite”/ SHERRI në Fushë-Krujë, grupi i
Sherri

KRUJË- Publikohet momenti me video nga sherri i një dite më parë në Fushë-Krujë mes dy fiseve Maja dhe Rraja. Këto të fundit, të pajisur me shkopinj bejsbolli shihen duke dhunuarBilbil Maja dhe Jashar Maja (vëllezër) dhe shkak është një gurore në Borizanë, të Krujës.

Janë të paktën 10 persona që sulmojnë dy “shënjestrat” duke i sharë dhe rënë pa pushim me shkopinj në trup e kokë. Njëri prej ‘viktimave’, i cili ndodhet aktualisht në gjendje të rëndë në spital shihet i gjakosur në kokë teksa përpiqet të largohet. Por sërish autorët e sulmit i vihen pas, deri sa një prej tyre bie në tokë. Në sfond dëgjohen zëra që thonë “vrite, vrite” dhe vijojnë gjuajtjet me shkopinj e shqelma.

"Gjuaje k...  Më fort! Më fort! thonë ata intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy vëllezërve. 

Shkak për konfliktin midis tyre dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë. Organet e rendit thanë se shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Por vëllezërit Bilbil e Jashar Maja, pretendojnë se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, krijojnë shqetësime në banesat e tyre. Policia bëri të ditur se Komisariati i Krujës ka shoqëruar shtetasit Xhelal Rraja, dhe Përparim Rraja, dhe po punon për shoqërimin e dy personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt./Dosja.al

sherri ne kruje fisi rraja

Sondazh

Poll