Atentati ndaj Bejtjas/ Arrestohet Valter Bami, Policia: Në dorën e majtë kishte gjurmë të qitjes me armë zjarri
Bashkë me Valter Bamin, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të tij si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
TIRANË- Arrestohet për armëmbajtje pa leje Valter Bami në lidhje me atentatin në Larushk të Krujës ku u vra Ramazan Dino dhe u plagosën dy fëmijët e objektivit, Gentjan Bajtja. Bashkë me të, janë shoqëruar mbrëmjen e sotme edhe dy miq të Valter Bamit si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Policia bën të ditur se në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të Bamit, janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:
Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.
Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.
Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.
Sondazh
Zv.ministrja e Shëndetësisë: S’kemi mungesë të mjekëve specialistë në spitalet publike, bluzat e bardha janë të lirë të lëvizin
Entela Ramasoçaj TIRANË- Zv.ministrja e Shëndetësisë, Entela Ramasoçaj, është shprehur se të gjitha spital...
Ndotje akustike dhe bllokim aksesh, Shoqata e Operatorëve Turistikë kërkesë Ministrisë së Turizmit: Të ndërpriten punimet deri në 15 shtator
foto ilustruese Shoqata e Operatorëve Turistikë për jugun, i ka bërë kërkesë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedi...
I dyshuari KRYESOR? Atentati ndaj Gentian Bejtjas, shoqërohet për të dytën herë në polici Valter Bami
Gentian Bejtja TIRANË- Valter Bami është shoqëruar sërish në polici, si person i dyshuar për atentatin ndaj Gentian Bejt...
Sherri në Himarë, policia: S'ka të dëmtuar, ndërhyrja në kohë neutralizoi dy palët e përfshira në konflikt
Policia VLORË- Pas sherrit që ndodhi ditën e sotme mes disa biznesmenëve në zonën e Llamanit, ka reaguar edhe Policia. Forcat...
“Ikja e ‘trurit’ në sektorin shëndetësor”/ Shqipëria kopjoi Nigerinë? Edhe aty u ndalohet lëvizja jashtë vendit për 5 vite
protesta e studenteve TIRANE- Studentët e Mjekësisë zhvilluan paraditen e sotme një protestë kundër projekligjit të qev...
“S’ia kanë haberin fare”, Fuga: Iniciuesin e pr.ligjit e kanë mashtruar, Gjermania mjaftohet me listën e notave
Artan Fuga TIRANË- Akademiku Artan Fuga thotë se mbajtja e diplomës së studentëve të Mjekësisë, nuk është...
VIDEO- Shkopa bejsbolli dhe grushta- Sherr mes biznesmenëve në jug, ndërhyn policia
Sherri VLORË- Një sherr mes disa biznesmenëve ka ndodhur në jug të vendit. 'JOQ' siguron videon nga momenti kur një makin&eum...
I solli naftë ruse në Durrës Piro Bares, Apeli liron nga burgu kapitenin rus Smaznov
anija me nafte TIRANE- Apeli ka liruar nga burgu kapitenin rus Smaznov, i solli naftën Piro Bares. Kapiteni rus i anijes libiane e ngarkuar me 22...
Në kërkim të 'Rrumit'! Policia kontroll në shtëpinë e tij, arrestohet një person
Aleksander Laho DURRËS- Ditën e sotme, Policia e Shtetit kreu një kontroll të befasisshëm në banesën e Aleksandër L...
Sherri në guroret e Borizanës, Policia shoqëron vëllain e deputetit të Partisë Socialiste
Rrahman Rraja KRUJË- Policia ka kryer disa shoqërime pas sherrit me disa të lënduar në aksin Fushë Krujë-Thumanë. M...
