Bota

Kina anulon vizitën e Joseph Borrell: Tani duhet të kërkojmë alternativa

Jorge Toledo tha në Forumin Botëror të Paqes në Pekin se Borej do të diskutojë "çështjet strategjike" gjatë vizitës, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut dhe luftën në Ukrainë, sipas një regjistrimi audio të ndarë nga organizatorët më herët sot.

4 Korrik 2023, 15:21 Nga k.m.
Kina anulon vizitën e Joseph Borrell: Tani duhet të kërkojmë
Josep Borell

PEKIN- Kina ka anuluar vizitën e kreut të diplomacisë evropiane, Josep Borell, i cili duhet që të qëndronte në Pekin përgjatë gjithë javës për takime zyrtare. Lajmin e ka bërë me dije zëdhënësja për politikë të jashtme dhe siguri të Komisionit Evropian, Nabila Masrali.

“Fatkeqësisht, kolegët nga Kina na kanë informuar se datat e planifikuara për javën e ardhshme nuk janë më të mundshme dhe se tani duhet të kërkojmë alternativa,”- tha Masrali në një deklaratë me shkrim për Reuters. Ambasadori i BE-së në Pekin, Jorge Toledo, ka njoftuar më parë se Borell do të mbërrijë në Pekin më 10 korrik dhe do të takohet me kreun e diplomacisë kineze, Qin Gang.

Toledo tha në Forumin Botëror të Paqes në Pekin se Borej do të diskutojë "çështjet strategjike" gjatë vizitës, duke përfshirë çështjet e të drejtave të njeriut dhe luftën në Ukrainë, sipas një regjistrimi audio të ndarë nga organizatorët më herët sot. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme kineze Mao Ning u tha gazetarëve sot se nuk ka informacion për vizitën e Borellit në Kinë. Borell duhej të udhëtonte në Kinë pas përfaqësuesit të lartë të BE-së për klimën Frans Timmerman, i cili ishte në Pekin në fillim të kësaj jave, ku diskutoi klimën, biodiversitetin dhe mbrojtjen e mjedisit. Timmerman dhe Borell e shtynë vizitën e tyre në Kinë në prill pasi rezultuan pozitivë nga koronavirusi.

josep borell

Sondazh

Poll