Aktualitet

Aksident me vdekje në Tiranë, “BMW X5” del nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari, 2 të plagosur

Personi me inicialet V. M. ka ndërruar jetë ndërsa janë dëmtuar personat E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

16 Qershor 2023, 08:05 Nga A.B
Aksident me vdekje në Tiranë, “BMW X5” del nga rruga,
Aksident

TIRANË-Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në kryeqytet. Një 35-vjeçar ka ndërruar jetë në rrugën dytësore 'Tiranë-Durrës', ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe 2 persona. 

Personi me inicialet V. M. ka ndërruar jetë ndërsa janë dëmtuar personat E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISË:

Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll