Aktualitet

I “forti” i Vlorës u iku nga duart, pse u dorëhoq Fetie Kasaj nga "Shqiponjat" e Vlorës

Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë, e gjitha pas disa pakënaqësive që lindën pas një operacioni të forcave “Shqiponjave”, pasi "bluve" të Vlorës iu iku nga duart Inez Hajrulla, një nga shumë të kërkuarit e qytetit bregdetar të Vlorës.

26 Prill 2023, 21:09 Nga k.m.
I “forti” i Vlorës u iku nga duart, pse u dorëhoq Fetie
Inez Hajrulla dhe Fetie Kasaj

VLORË- Ish-nënkampionia e botës në peshëngritje, Fetie Kasaj është dorëhequr nga radhët e forcave “Shqiponja”. Dorëheqja është bërë rreth një muaj më parë, e gjitha pas disa pakënaqësive që lindën pas një operacioni të forcave “Shqiponjave”, pasi "bluve" të Vlorës iu iku nga duart Inez Hajrulla, një nga shumë të kërkuarit e qytetit bregdetar të Vlorës.

Furgoni i Shqiponjave me 4 efektivë ka marrë urdhër për të ndjekur dhe ndaluar një makinë që ka bërë manovra të rrezikshme në rrugë, por grupi i Kasës nuk ia dolën që të vendosnin në pranga Hajrullanë. Edhe pse arritën të ndalojnë automjetin që drejtohej nga Denis Karafili, në pranga përfundoi vetëm ky i fundit, ndërsa të tjerët ia dolën që të shpëtojnë nga prangat e Policisë së Shtetit. 

inez hajrulla fetie kasaj

Sondazh

Poll