Aktualitet

Përplasje me armë në një qebaptore në Gjermani, plagoset një shqiptar

31-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me persona të tjerë, pjesë e grupit të tij shoqëror dhe sapo kishin porositur ushqim në momentin që një makinë tip "Audi" me ngjyrë të zezë u afrua pranë lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij.

25 Prill 2023, 11:53 Nga F.M
Përplasje me armë në një qebaptore në Gjermani,
Vendi ku u qëllua shqiptari

GJERMANI- Një 31-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur pas një përleshjeje me armë zjarri të ndodhur në Gjermani. Ngjarja ndodhi në një qebaptore në Reeperbahn, rreth orës 01:00 pas mesnate.

31-vjeçari ka qenë i ulur në një tavolinë me persona të tjerë, pjesë e grupit të tij shoqëror dhe sapo kishin porositur ushqim në momentin që një makinë tip "Audi" me ngjyrë të zezë u afrua pranë lokalit dhe qëlloi me armë zjarri në drejtim të tij.

Shqiptari mori një plumb në bark dhe ra menjëherë në tokë. Ai është dërguar në klinikën "Shën Gjergji" nga miqtë e tij, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autorët janë larguar nga vendi i krimit dhe nuk kanë arritur të identifikohen. Ende nuk është bërë me dije as emri i shqiptarit apo konfliktet në të cilat ai mund të jetë përfshirë.

plagoset shqiptari ne gjermani

Sondazh

Poll