Aktualitet

Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar futen brenda shkollës, Policia: Ishin disa të mitur, po punojmë t'i kapim

Në njoftimin zyrtar të bërë lidhur me rastin, Policia bën me dije se deri më tani nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ.

23 Prill 2023, 20:13 Nga k.m.
Thyhet dera e KZAZ në Kavajë, persona të paidentifikuar futen
Foto ilustruese

KAVAJË- Kur na ndajnë më pak se tre javë nga zgjedhjet lokale të 14 majit, një incident është regjistruar në Kavajë. Mbrëmjen e sotme është thyer dera e KZAZ-së në shkollën "26 marsi" në largjen numër 5 të qytetit. Pas raportimeve se persona të paidentifikuar ishin futur brenda godinës dhe kishin thyer derën, por këta persona për Policinë ishin disa të mitur.

Në njoftimin zyrtar të bërë lidhur me rastin, Policia bën me dije se deri më tani nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ. Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve, megjithatë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Por edhe me identifikimin e kapjen e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 23.04.2023, është marrë njoftim nga anëtarët e KZAZ Nr. 42, në Kavajë, se është dëmtuar dera hyrëse e kësaj KZAZ-je, në shkollën "26 Marsi", shkollë aktualisht jashtë funksionit. Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe kanë kaluar në vendngjarje dhe nga hetimet e para paraprake dhe këqyrja e vendit të ngjarjes, nuk është konstatuar mungesë apo dëmtim i ndonjë sendi dhe dokumentacioni i KZAZ. Nga hetimet paraprake dyshohet se dera është hapur me forcë nga disa të mitur, që frekuentojnë ambientet e shkollës mbasditeve. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

 

kavaje policia e kavajes

Sondazh

Poll