Politike

KQZ rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e Ismailajt në zgjedhje, PD ankimon vendimin në KAS (DOKUMENTI)

PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Ilirjan Celibashit të marrë ditën e shtunë dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.

18 Prill 2023, 14:44 Nga A.B
KQZ rrëzoi kërkesën për çregjistrimin e Ismailajt
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Partia Demokratike ka ankimuar në KAS vendimin e KQZ-së për të lënë në fletën e votimit kandidatin e PS për Mallakastër, Qerim Ismailajn edhe pse ky i fundit rezulton si subjekt i ligjit të dekriminalizimit. Në kërkesën e dorëzuar në KAS, PD kërkon shfuqizimin e vendimit të Celibashit dhe ndalimin e kandidatit të PS për postin e kryebashkiakut në Mallakastër.

“Shfuqizimin e vendimit nr.366, datë 15.04.2023 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike dhe verifikimin e të dhënave në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Z.Qerim Ismailaj, kandidat për Kryetar të Bashkisë Mallakastër i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë” për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.

Ndalimin e kandidimit për Kandidatat për Kryetar Bashkie të Mallakastrës shtetasit Qerim Ismail Ismailaj të propozuar nga Partia Socialiste e Shqipërisë”-përpilohet në kërkesën e PD-së.

Kujtojmë se kryetari i Bashkisë së Mallakastrës Qerim Ismailaj është dënuar në muajin shkurt nga GJKKO me 6 muaj burg, dënim që iu konvertua me 40 orë pune për interes publik, me akuzën për “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”./Dosja.al

ilirjan celibashi qerim ismailaj

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll