Politike

"Sot e lashë spitalin", Rama nxjerr foton pas operimit nga apandesiti: Kthehem me ju shumë shpejt

Rama falenderon këdo që është interesuar për gjendjen e tij

18 Prill 2023, 12:24 Nga f.g
"Sot e lashë spitalin", Rama nxjerr foton pas operimit nga
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama njofton se ka dalë sot nga spitali një ditë pas operacionit që iu nënshtrua dje për heqjen e apandecitit. Në një publikim në rrjetet sociale, Rama falenderon këdo që është interesuar për gjendjen e tij dhe konfirmon se pas rikuperimit, shumë shpejt do ti bashkëngjitet fushatës së Partisë Socialiste për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Postimi i plotë:

Një falenderim nga zemra kujtdo prej jush që këto ditë është interesuar për shëndetin tim.

Falë ekipit të përkushtuar mjekësor dhe pas ndërhyrjes së suksesshme, sot e lashë spitalin për të vazhduar protokollin e rikuperimit në shtëpi dhe pa mundur të gjej dot fjalët e mjaftueshme për t’i falenderuar mjekët e infermierët për përkujdesjen e tyre. Besoj se do të kthehem shpejt mes jush dhe edhe njëherë shumë faleminderit për mbështetjen tuaj. Ju dua shumë, Edi./Dosja.al

 

edi rama operacioni i apandecitit operohet edi rama

Sondazh

Poll