Politike

Berisha: AMA të shpërbëhet, mori zëdhënëset e Bashës dhe i futi në bord!

Ai u ndal edhe tek atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca dhe tha se ai ishte një akt terrorist. 

13 Prill 2023, 12:36 Nga F.M
Berisha: AMA të shpërbëhet, mori zëdhënëset e
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar shkrirjen e institucionit të Autoritetit të Mediave Audiovizive. I pranishëm në Kuvend, Berisha komentoi projektligjin për mediat audiovizive dhe tha se në krye të AMA-s janë vendosur zëdhënëset e ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Berisha tha se nëse do tu përafrohemi standarteve të Bashkimit Evropian, AMA duhet shkrirë. 

"Sot diskutohet këtu për AMA-n, ai është një institucion i arkivuar. AMA është kompromisi më i shëmtuar Rama-Basha. Që të dy kanë vendosur si kurrë në historinë e atij institucioni, zëdhënëset e tyre. E çfarë mund të presësh ti. Të dy janë një! Si ajo zonja Amela, si ajo tjetra që ishte zëdhënësja reale e Bashës, e Bravës. Faktikisht Edi Rama ka sot kontroll të plotë mbi AMA-n. E para, duhet të ndryshojë ligji dhe të hiqen zëdhënëset nga AMA. Nëse nuk duam të tallemi me Europën,"- tha Berisha. 

Ai u ndal edhe tek atentati ndaj kreut të Partisë Demokratike në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca dhe tha se ai ishte një akt terrorist. 

"Sot, seanca duhej t’i kushtohej aktit të shëmtuar terrorist shtetëror, me të cilin partia terroriste e krimit, u shfaq me gjithë shëmtinë e saj në Paçram të Vaut të Dejës, ku vendosi tritol për t’i marrë jetën një politikani të ri, një qytetari shembullor, bir të një familje shembullore. Nuk ka diskutim se prapa çdo atentati politik, qëndron politik. Në mënyrën më të shëmtuar e faktoi këtë Edi Rama me heshtjen e tij kriminale 48-orëshe. U godit për t’i marrë jetën një politikan i ri, mbi të cilin janë vetëm ëndrrat dhe idealet më fisnike të njeriut, të atdhedashurisë, të besimit te liria. U godit si kundërshtar politik, në mënyrën më kriminale, më të shëmtuar dhe natyrisht ata të cilët panë se shpëtoi, nuk guxuan dot të shqipërojnë një fjalë të vetme dënimi, solidariteti me familjen, përkundrazi u strukën në labirintet e krimit të tyre të shëmtuar. Dhe ky është Edi Rama. Nuk ka kryeministër në botë nëse do ishte dorëjashtë, që nuk do dënonte në mënyrën më të fuqishme një akt të tillë, të dokumentuar mirëfilltas si krim politik, përveç atij që e ka porositur, përveç atij që është rikthyer te genet e etërve të tij. Unë i shpreh solidaritetin tim më të madh Benard Ndrecës, familjes, demokratëve të Vaut të Dejës. Dënoj heshtjen kriminale të Edi Ramës që faktoi se qëndron me këtë heshtje prapra këtij akti të vërtetë të terrorizmit shtetëror,"- shtoi Berisha. 

sali berisha seance plenare 13 prill 2023

Sondazh

Poll