Politike

VIDEO/ Gledian Llatja prezanton programin e Luçiano Boçit si të vetin në Elbasan, gafa me Aleksandër Xhuvanin

Llatja jo vetëm që e ndjek por mesa duket i kanë pëlqyer disa ide të Boçit dhe ka vendosur që t'i bëjë pjesë në fushatën e vetë elektorale.  

13 Prill 2023, 10:21 Nga I.A
VIDEO/ Gledian Llatja prezanton programin e Luçiano Boçit si
Luciano Boci dhe Gledian Llatja

ELBASAN-  Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja, duket e ndjek fushatën elektorale të rivalit të tij të opozitës Luçiano Boçi. Llatja jo vetëm që e ndjek por mesa duket i kanë pëlqyer disa ide të Boçit dhe ka vendosur që t'i bëjë pjesë në fushatën e vet elektorale.  

Në videon e mëposhtme të publikuar ditën e sotme, nga Luçiano Boçi, shihen disa ide që ka deklaruar vetë Boçi për një projekt për lagjen Kala në Elbasan dhe shtëpinë e Lef Nosit. Po këto ide janë prezantuar edhe 6 ditë më vonë nga socialisti Gledian Llatja. 

Duket se të njëjtën ide socialisti ka pasur dhe për shtëpinë e Aleksandër Xhuvanit, akademikun e njohur, të cilin Llatja e ngatërron dhe me Aleksandër Moisiun. Po ashtu Llatja ka prezantuar si program të tij dhe ndërtimin e muzeut të arsimit, një ide kjo po e Boçit. 

"Kush duhet ta drejtojë Elbasanin…Nëse drejtuesi aktual kopjon kryetarin e rradhës - atëherë përgjigja dihet… Suksese në jetë", shkruan Boçi përkrah videos.

gentian llatja luciano boci

Sondazh

Poll