Aktualitet

'Makinën e kisha para shtëpisë'/Shpërthimi me tritol në Shkozet, zbardhet dëshmia e mikut të Rrumit, merren në pyetje edhe 8 dëshmitarë

Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur.

4 Prill 2023, 10:58 Nga k.m;f.g
'Makinën e kisha para shtëpisë'/Shpërthimi me
Momenti i shperthimit

TIRANE- Aldi Mustafa, 37 vjeç, mohon të ketë konflikte që mund të devijonin deri në vënien e një sasie tritoli në makinën e tij. Fill pas atentatit të dështuar në Shkozet, janë shoqëruar 8 persona në Policinë e Durrësit. Ata janë marrë në pyetje dhe kanë dhënë detaje për atë që kanë parë, ndërsa vetë shënjestra, Aldi Mustafa ka thënë se nuk ka asnjë emër se kush mund t'ja ketë vendosur sasinë e lëndës plasëse. 

“Makinën e kam lënë të parkuar para shtëpisë gjithë natën. Nuk ka qenë makina në servis. Kur e mora makinën në drekë shpërtheu. Nuk e si kush e ka vënë lëndën plasëse. Media me ka ngatërruar keq me akuzat që më thonë. Është faji i gazetarëve që me veshin me ngjarje që nuk kam lidhje. Nuk kam konflikte. Gjejeni ju si polici kush e ka vendosur eksplozivin.”, mësohet të jetë shprehur ai para oficerëve, bëjnë me dije burime për Dosja.al.

Ndërsa në dëshminë e dytë ka treguar emrat e personave tek të cilët dyshon. Disa nga këta persona janë shoqëruar në polici, por pas marrjes në pyetje janë lënë të lirë, pasi ende nuk janë gjetur prova, që të mund të vërtetojnë lidhjen e tyre me vendosjen e lëndës eksplozive.

Mustafa njihet si një person me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u përfshi në një plagosje në vitin 2001, ndërsa para një viti u arrestua nga Policia pasi iu gjetën 3 armë zjarri. Lirimi i tij në kushtet kur gjykata do të duhet ta gjykonte është një tjetër episod i pazbardhur. Sakaq, për shpërthimin mendohet se ka qenë një paralajmërim ndaj tij. /Dosja.al

aldi mustafa rrumi i shijakut

Sondazh

Poll