Politike

Cënuan xhaminë e Vlorës, Kadastra kallëzon në SPAK 8 zyrtarë të tjerë! Bici: Verifikim në të gjitha drejtoritë rajonale

Drejtoresha e ASHK-së tha shtoi se për çdo punonjës që i ka keqkuptuar politikat e institucionit do të përballet me ligjin. 

3 Prill 2023, 17:12 Nga k.m.
Cënuan xhaminë e Vlorës, Kadastra kallëzon në SPAK 8
Dallëndyshe Bici


TIRANË-
Drejtoresha e Përgjithshme e Kadastrës, Dallëndyshe Bici ka deklaruar se do të bëhen verifikime të hollësishme në të gjitha drejtoritë vendore. Me anë të një postimi në rrjetet e tij sociale, drejtoresha e ASHK-së tha shtoi se për çdo punonjës që i ka keqkuptuar politikat e institucionit do të përballet me ligjin. 

"Pas gjetjes së shkeljeve të rënda, kam firmosur kallëzimin në SPAK me akuzën “Shpërdorim detyre” për tetë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të ASHK Vlorë. Kemi filluar dhe do të bëjmë verifikime të hollësishme në të gjitha drejtoritë vendore, nisur nga indicie të qytetarëve, apo raporte zyrtare. Ne jemi në shërbim të ligjit dhe qytetarëve. Kush nga punonjësit e ASHK i ka kuptuar ndryshe politikat e qeverisjes sonë, do të përballet me ligjin dhe drejtësinë,"-shkruante Bici.

Sot, Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë Shtetërore e Kadastrës kallëzoi penalisht me akuzën “Për shpërdorim detyre” në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit dhe të Organizuar (SPAK), 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Drejtorisë Vendore të ASHK Vlorë. Pas verifikimeve të kryera, janë evidentuar shkelje të rënda në dhënien e lejes së legalizimit dhe titullit të pronësisë në cenim të truallit të Komunitetit Mysliman.

dallendyshe bici kadastra vlore vlore

Sondazh

Poll