Aktualitet

Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës? Dumani: SPAK i druhet një padie në arbitrazh

Dumani tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. 

31 Mars 2023, 12:24 Nga f.g
Pse nuk sekuestrohet inceneratori i Tiranës? Dumani: SPAK i druhet një
Altin Dumani

TIRANE- Kreu i Prokurorisë së Posaçme, SPAK, Altin Dumani iu është përgjigjur gazetarëve në lidhje me sekuestrimin e inceneratorit të Tiranës. Gjatë takimit me ta, Dumani tha se veprimet po kryhen me kujdes pasi në rast paligjshmërie shteti mund të përballet me një padi në arbitrazh. ‘I takon prokurorit të çështjes. E para ata po kryejnë shumë veprime hetimore, me intensitet shumë të madh madhe. Aty ka shoqëri pas shoqërie dhe duhet ti gjendet pronari real se nesër pasnesër të çon në arbitrazh. Patjetër që po paguajmë se është detyrim kontraktual. Por e para prokurori konstaton paligjshmëri dhe më pas nxjerr përgjegjësit.’- tha Dumani./Dosja.al

altin dumani spak inceneratori i tiranes

Sondazh

Poll