LIVE UPDATES

Lista e kandidatëve për 14 majin u 'tkurrën', Alibeaj mbledh grupin e mbështetësve

• Deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi ditën e sotme kolegët që e mbështesin. Mbledhja u zhvillua në zyrat e reja që ka marrë Alibeaj. Kjo mbledhje zhvillohet pasi gjashtë kandidatë që kishte propozuar deputeti për kryetarë bashkie u tërhoqën nga gara e zgjedhjeve të 14 majit. • Pjesë në mbledhje kanë marrë: 1. Enkelejd Alibeaj; 2. Gazment Bardhi; 3. Arbi Agalliu; 4. Lefter Gështenja; 5. Andia Ulliri; 6. Flutura Açka; 7. Merita Bakiu; 8. Eralda Tase Bano; 9. Selaudin Jakupllari; 10. Zheni Gjergji.

1 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Përfundon mbledhja e Alibeajt, Agalliu: Do mbështesim vetëm kandidatët që janë në logon e PD-së

Lista e kandidatëve për 14 majin u 'tkurrën', Alibeaj
Arbi Agalliu

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu dha një deklaratë për mediat pas përfundimit të mbledhjes së demokratëve në selinë e re të zgjedhur nga deputeti Enkelejd Alibeaj. Ai u shpreh se ato do të mbështesin vetëm kandidatët që janë në logon e PD-së. Po ashtu, Agalliu theksoi se çdo demokrat është i lirë që të ketë mendimin e tij në parti. 

‘Do mbështes kandidatët që janë nën logon e PD-së. Në pjesën më të logjikshme të kësaj situate do duhet të japim një lloj shembulli për të mos e ndarë me tej elektoratin e djathtë. Çdo përpjekje do të përqendrohet kundër kësaj qeveria. Kandidati i Vlorës është i lirë të mbajë qëndrimet e tij dhe shpresoj të votojnë atë parti nga e cila kanë dalë.’- tha Arbi Agalliu.

Ditën e sotme, deputeti Enkelejd Alibeaj mblodhi në një takim deputetët që e përkrahin. Kjo mbledhje, u zhvillua pas largimeve të shumta të demokratëve nga listat e tij. Kujtojmë se gjashtë kandidatë që kishte propozuar deputeti për kryetarë bashkie u tërhoqën nga gara e zgjedhjeve të 14 majit./Dosja.al

enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll