Politike

Berisha: Agron Kapllanaj ka marrë 30 tendera në Tiranë. Afera ‘McGonigal’ po avancon, hetimet po thellohen.

23 Mars 2023, 15:15 Nga I.A
Berisha: Agron Kapllanaj ka marrë 30 tendera në Tiranë. Afera
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se Agron Kapllanaj po përfiton tendera nga Rama në mënyrë të paligjshme. Gjatë fjalës së tij, para Kuvendit, Berisha ka deklaruar se hetimet për aferën McGonigal po thellohen dhe se Rama ka për të pasur fatin e ish-zyrtarit të FBI-së.

“Nuk ka shqiptar sot që nuk ka kuptuar se këta janë pengje të Ramës, Basha alibrava. S’ka shqiptar që pranojnë një moral të tillë, që ia ka dhuruar Rama vulën dhe mburren që mund të bëjnë prokopi me të. Këty ka dy persona,Bravabasha dhe Alibasha brava që janë dy pengje. Ata bëjnë ça thotë Edi Rama. Po ju shpërndan tendera tani. Kapllan pallati ka marrë 30 tendra në Tiranë, po i peshon në tendera. Kanë një diskreditim të plotë të Ramës dhe të pengjeve të tij. Afera McGonigal po avancon, hetimet po thellohen. Hysenbellu është i treti që denoncoi publikisht gjobëvënien nga këshilltari i Ramës. A ka prokurori në botë që para fakteve të tilla hesht përveç SKRAP-it të partisë?! Biznesmenë deklarojnë se gjobëvënësi Neza-Duçka thonë se; na kërkuan 1 mln, etj. Ju them shqiptarëve se Rama është i pandalshëm nga rasti i McGonigal,” tha Berisha.

sali berisha seance plenare 23 mars 2023

Sondazh

Poll