Politike

FOTO-LAJM/ Kryebashkiaku i Kavajës kthehet në ‘imam’, mban ligjëratë para besimtarëve, mes tyre rreshtohet dhe Etjen Xhafaj

Krali shihet me mikrofon në dorë duke folur para besimtarëve, mes të cilëve është rreshtuar dhe Etjen Xhafaj, që është kthyer në shoqëruesin e kryebashkiakut kohët e fundit në Kavajë.

22 Mars 2023, 22:36 Nga F.M
FOTO-LAJM/ Kryebashkiaku i Kavajës kthehet në ‘imam’, mban
Redjan Krali

KAVAJË- Fushata ka nisur, por jo zyrtarisht dhe as në mënyrën e duhur. Kryetari i Bashkisë Kavajë e ka nisur nga xhamia. Pasditen e sotme, ai ka zhvilluar një vizitë në xhaminë e re që është hapur në Synej, ku praktikisht ka marrë rolin e Imamit.

Pa prekur detaje që duhet zbatuar sipas fesë, siç është marrja e abdesit para hyrjes në xhami, ajo që bën përshtypje është totalisht e ndaluar që institucionet fetare të kthehen në sallë mbledhjesh të cilësdo parti qoftë ajo.

Krali shihet me mikrofon në dorë duke folur para besimtarëve, mes të cilëve është rreshtuar dhe Etjen Xhafaj, që është kthyer në shoqëruesin e kryebashkiakut kohët e fundit në Kavajë. Kjo edhe për shkak të rolit që ka, pasi është deputet i asaj zone.

Si do ta presin besimtarët gjestin e Kralit?

redjan krali etjen xhafaj

Sondazh

Poll