Politike

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari (ME VIDEO)

Pasi i injoroi për disa çaste, Braçe vendosi që të thumbonte kolegët e tij, për t'u marrë vëmendjen.

21 Mars 2023, 17:06 Nga k.m.
'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb"
Erion Braçe dhe Xhemal Qefalia

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka prezantuar sot në Kuvend një projektligj për mbrojtjen e tokave nga zjarret. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Komisionit të Çështjeve Ligjore, Braçe u shqetësua nga dy kolegët e tij, Xhemal Qefalia, i cili diskutonte me mikun e tij, Toni Gogu. Pasi i injoroi për disa çaste, Braçe vendosi që të thumbonte kolegët e tij, për t'u marrë vëmendjen.

PJESË NGA BISEDA:

 

Braçe: Ka ra zjarr në Surrel o ti...A të keqen
Xhemal Qefalia: Po lëri këto
Braçe: Surrelin kam me merak, jo ty. Po ra zjarr aty është qamet.
Xhemal Qefalia: Replikë...

Ajo që mbetet e paqartë është fakti se përse Braçe përmend Surrelin. Mos vallë e ka për vendbanimin e kryeministrit Edi Rama, i cili prej kohësh është banor i Surrelit? Apo Qefalia u shqetësua se shumë pranë Surrelit, deputeti ka biznesin e tij, një resort.

erion brace

Sondazh

Poll