Politike

"Aksidentohet" Presidenti! Me dorën e djathtë të fashuar deri te gishti i vogël, Begaj takohet me homologun azer

Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se me Aliyev ka biseduar në lidhje me thellimin e marrëdhënieve dy palëshe.

12 Mars 2023, 14:17 Nga I.A
"Aksidentohet" Presidenti! Me dorën e djathtë të
Bajram Begaj dhe Ilham Aliyev

AZERBAJXHAN- Presidenti Bajram Begaj është takuar ditën e sotme me homologun azer Ilham Aliyev gjatë vizitës që ka bërë në Azerbajxhan për Forumin Global në Baku. Me anë të një postimi në Facebook, Begaj ka shkruar se me Aliyev ka biseduar në lidhje me thellimin e marrëdhënieve dy palëshe.

Por në fotot e postuara nga Presidenca shihet që Begaj është me dorën e djathtë të fashuar deri te gishti i vogël që është plotësisht i mbuluar me fasho. Ende nuk dihet arsyeja e fashimit të dorës së Presidentit, por mesa duket kjo nuk e ka penguar që vazhdoj me takimet dhe vizitat. 

bajram begaj ilham aliyev

Sondazh

Poll