DHUNA nga Policia malazeze në kufi, ish-këshilltari i presidentit Meta nxirret zvarrë nga makina, nuk kursehet as i biri, shokohen të gjithë: Ua e shtriu!
Petraq Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.
TIRANË- Një ngjarje e rëndë dhunë është filmuar në kufirin mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Petraq Milo, ish-këshilltar i presidentit të Shqipërisë dhe kandidat për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, është dhunuar bashkë me familjen nga policët malazezë. Siç duket edhe nga pamjet e mëposhtme të siguruara nga JOQ, Milo është tërhequr zvarrë nga makina, me pretendimin se nuk kishte respektuar radhën.
Fillimisht nxirret Milo nga makina, e më pas mbështetet dhe përplaset pas një makine tjetër. Ndërsa radhën pas tij, e ka i biri, i cili gjithashtu përballet me dhunën e efektivëve malazezë në kufi. E gjithë skena lë të shokuar të gjithë personat e tjerë që po kalonin kufirin, të cilët gjithë kohës u kërkojnë efektivëve që të ndalojnë.
"Ua e shtriu. Ça po bëni more? Çfarë po bën more zotëri?,"-dëgjohet ndër të tjera në video.
JOQ ALBANIA zbuloi gjithashtu edhe policin që ka dhunuar këtë familje, teksa pretendojnë se efektivi në fjalë është Nikola Boljevic dhe gjithmonë ka pasur konflikte me shqiptarët. Ndërkohë, pavarësisht se pamjet janë bërë virale në rrjet, ende nuk ka asnjë reagim nga institucionet shqiptare, përveç kërkesës së llogarisë nga Partia Demokratike. E po ashtu, as nga ana e Policisë malazeze nuk ka asnjë shpjegim për dhunën e përdorur.
Kush është Petraq Milo?
Petraq Milo është Profesor Doktor i shkencave ekonomike, nga viti 2013 e në vazhdim eshte lektor i financave publike në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranes. Nga viti 2005 deri ne vitin 2013 ka mbajtur pozicionin e këshilltarit të Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë për financat publike dhe politikat monetare. Petraq Milo është zgjedhur anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë në nëntor të vitit 2011 deri ne vitin 2018. Nga viti 2019 deri ne vitin 2022 ka mbajtur pozicionin e këshilltarit ekonomik të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
Sondazh
Shqiptari i dehur terrorizon klientët e lokalit/ Sulmon edhe Policinë italiane, shkelmon xhamat e makinës: S'e jap emrin
Foto ilustruese ITALI- Një shqiptar 50-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë Italiane në via Emilia Lepido. Sipas media...
Kapet KUOTA- KESH hap portat e hidrocentralit të Fierzës
Foto ilustruese TIRANË- Niveli i ujit në hidrocentralin e Fierzës ka arritur kuotën maksimale prej 288 metra. Ndaj Korporata Elekt...
Tritoli ndaj shefit të Krimeve, HETIMET zbuluan kamerat e grupeve kriminale në Shkodër, fiset Lici e Bajri s'pranojnë asgjë. Nuk gjenden serverat
Kamerat në Shkodër SHKODËR- Tritoli që iu vendos shefit të Seksionit të Krimeve, Pëllumb Shpati ditën e premte, ka ...
ME FOTO- Si e bllokoi Berisha foltoren në Kuvend, Këlliçi dhe Noka e ndihmojnë me Facebook-un
Berisha TIRANË- Seanca e sotme plenare kishte 'kryefjalë' kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Edhe këtë herë...
Virusi RSV mbërrin në Shqipëri/ Jo vetëm tek bebet, shënohet rasti i parë te një 16-vjeçar, Najada Çomo:Hyri në intubim, iu rëndua gjendja brenda pak orëve
Najada Çomo TIRANË- Virusi sincicial ose i njohur ndryshe si "RSV" ka mbërritur dhe po qarkullon edhe në Shqipëri. Edhe pse ky v...
Mbi 400 mijë euro pa pronar/ Prokuroria shtrin hetimet për Rozeta Dobin, pritet të kërkojë ekspertizë për shenja gishtash
Alda Klosi dhe Rozeta Dobi TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka shtrirë hetimet për të zbuluar se kujt i përkasin mbi 400 mijë...
S'dihet ku është! Ndërpriten sot kërkimet për Mateo Likën, priten të rinisin sërish nesër
Ura TIRANË- Ditën e sotme janë mbyllur kërkimet në lumin Seman për gjetjen e Mateo Likës. I riu, u raportua se kishte r&...
Vjedhjet në lokalet e Tiranës, si ranë në pranga dy kosovarët, maskoheshin me kapele (EMRAT)
Policia TIRANË- Dy shqiptarë të Kosovës kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzoh...
Shqipëria me rritje të fuqisë ushtarake në 2023, por garën e "fiton" Serbia
Foto ilustruese Më 24 shkurt të 2022, Rusia nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës, e cila u përshkallëzua më shum&e...
Ishin të pranishëm në momentin e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, Gjykata zbut masën e sigurisë për zv.drejtorët e Policisë
Pjerin Xhuvani, Albert Nushi dhe Nikollaq Palla DURRËS- Gjykata e Apelit të Durrësit ka ndryshuar masën e sigurisë për ish-z&...
