Aktualitet

Si qëndron e vërteta/ Louis Vuitton çantë me motive shqiptare në vitin 2018, Rama e sjell si risi sot

Rama e solli këtë çantë si risi, duke e quajtur atë "çanta e re e shtëpisë së madhe të modës".

7 Janar 2023, 15:13 Nga I.A
Si qëndron e vërteta/ Louis Vuitton çantë me motive
Louis Vuitton

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim sot në Facebook, në lidhje me çantat e krijuara nga marka e njohur Louis Vuitton, me flamurin e Shqipërisë. Rama e solli këtë çantë si risi, duke e quajtur atë "çanta e re e shtëpisë së madhe të modës". Por në këtë vërtet kjo çantë është krijuar 5 vite më parë, në vitin 2018.

Louis Vuitton më 2018 nisi të prodhojë një sërë çantash me flamuj të ndryshëm të vendeve. Ndër to, marka me famë botërore ka prodhuar edhe një çantë me flamurin shqiptar, e cila ka dalë në shitje dhe mund të blihet lehtësisht online që nga viti 2018.

Çanta e shqiponjës kushton plot 10.335 dollarë, përkatësisht 9.900 euro. Nuk dihet nëse Rama sot e ka marrë vesh që Louis Vuitton ka krijuar çantë me motive shqiptare, 5 vite më parë, apo e ka bërë këtë postim për tu rikujtuar shqiptarëve se marka e njohur ka bërë çante me flamurin kuqezi.

louis vuitton edi rama

Sondazh

Poll