Aktualitet

Louis Vuitton çantë me flamurin shqiptar, Rama nxjerr fotot: Flamuri më i bukur në botë

Pamjet nga çanta i ka publikuar kryeministri Edi Rama në Facebook.

7 Janar 2023, 12:13 Nga I.A
Louis Vuitton çantë me flamurin shqiptar, Rama nxjerr fotot: Flamuri
Çanta

TIRANË- Shtëpia e famshme e modës Louis Vuitton ka dizanjuar një çantë me flamurin shqiptar. Pamjet nga çanta i ka publikuar kryeministri Edi Rama në Facebook. Çanta është e mbuluar e gjitha me flamurin shqiptar.  

Postimi i Plotë:

Çanta e re e shtëpisë së madhe të modës Louis Vuitton FLAMURI MË I BUKUR NË BOTË

Kjo çantë mban firmën e stilistit Jonathan Riss nga Jay Ahr dhe përdor qëndisje unike në pëlhura luksoze. Shqiponja nuk është e pikturuar por është e qëndisur deri në detaje, në materialin e çantës. Me opsione që përsëriten kudo nga Shqipëria në Japoni, çantat janë prodhuar në Francë dhe vijnë me çmimin alarmues, por të pritshëm, rreth 10,000 dollarë. Ato mbajnë firmën e Jay Ahr dhe Louis Vuitton dhe janë vërtet unike.

louis vuitton edi rama

Sondazh

Poll