Aktualitet

Mbyllet posta te 'Shkolla e Bashkuar'/ Pensionistët në radhë: Na i kanë transferuar shërbimet në Allias

Pensionistët kanë pritur në radhë pranë postës së Alliasit, pasi u njoftuan se shërbimet janë transferuar në këtë zonë, për shkak se posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur.

6 Janar 2023, 11:22 Nga a.l
Mbyllet posta te 'Shkolla e Bashkuar'/ Pensionistët në
pensionist

TIRANË- Posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur, duke detyruar qytetarët e pensionistët e kësaj zone të gjejnë pika të tjerë ku të kryejnë shërbimet. Pensionistët kanë pritur në radhë pranë postës së Alliasit, pasi u njoftuan se shërbimet janë transferuar në këtë zonë, për shkak se posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur. Teksa presin në radhë, pensionistët shprehen të revoltuar se nuk mund të presin me orë të tëra për të marë pensionin.

Më parë pensionin e merrja te Shkolla e Bashkuar, prej vitesh. Tani i kanë sjellë të gjitha këtu, si mund ta përballojë vetëm një pikë gjithë ngarkesën. Dje kam pritur 3 orë, sot kam 1 orë që pres për pensionin”, deklaroi një e moshuar.

Nuk dihet nëse posta te 'Shkolla e Bashkuar' është mbyllur përkohësisht, por deri në një njoftim të dytë pensionistët dhe qytetarët do të kryejnë shërbimet pranë postës në Allias. 

pensioniste ne allias

Sondazh

Poll