Bota

PAMJET- Bllokime rrugësh, të shtëna dhe rrëmbime: kaos në Meksikë pas arrestimit të Ovidio Guzmán, duan të ndalojnë fluturimin, mbyllet aeroporti

Kapja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Sinaloa, tha një nga burimet për Reuters. Si pasojë e këtij fakti, ka pasur postblloqe, djegie makinash dhe të shtëna nga karteli Sinaloa. 

5 Janar 2023, 22:18 Nga DOSJA

PAMJET- Bllokime rrugësh, të shtëna dhe rrëmbime: kaos
Ovidio Guzmán

MEKSIKË- Këtë të enjte u bë lajmërua kapja e Ovidio Guzmán, djalit të trafikantit të drogës Joaquín 'el Chapo' Guzmán. Aeroporti ndërkombëtar në Culiacán, Sinaloa, është mbyllur dhe zyrtarët shtetërorë janë dërguar në shtëpi. Siç raportohet nga media lokale dhe agjencitë ndërkombëtare si Reuters, forcat meksikane të sigurisë kapën trafikantin e drogës Ovidio Guzmán, djalin e zotit të famshëm të drogës Joaquín 'el Chapo' Guzmán.

Kapja ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Sinaloa, tha një nga burimet për Reuters. Si pasojë e këtij fakti, ka pasur postblloqe, djegie makinash dhe të shtëna nga karteli Sinaloa. Guvernatori i Sinaloas, Rubén Rocha, i kërkoi popullatës që të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të qëndrojnë të sigurt. Në një deklaratë zyrtare të publikuar në rrjetet sociale u kërkohet gjithashtu zyrtarëve shtetërorë që të pezullojnë punën në tërësi.

Pamjet e shpërndara nëpër rrjetet sociale dhe media tregojnë kamionë në zjarr në mes të rrugës, të shtëna dhe madje edhe se si një helikopter qëllon nga ajri kundër një objektivi tokësor. Aq sa edhe aeroporti i qytetit mbylli dyert. Ovidio Guzmán po transportohet me një avion të Forcave Ajrore Meksikane. Karteli Sinaloa u përpoq të parandalonte nisjen e këtyre avionëve me të cilët po përpiqen të çojnë bosin e drogës në Mexico City.

Djali i Chapo Guzman ishte kapur në tetor 2019. Megjithatë, me atë rast operacioni dështoi dhe menjëherë pas kësaj u desh ta lironin. Në atë kohë, qeveria meksikane shpjegoi se ishte i nevojshëm një urdhër arresti zyrtar. Lirimi i Ovidio Guzmán, i akuzuar për drejtimin e trafikut të fentanilit në Shtetet e Bashkuara, u konsiderua një dështim i strategjisë së sigurisë të Presidentit Andrés Manuel López Obrador.

ovidio guzmán

Sondazh

Poll