MEGAAKSION në Culiacan/ SHBA kishte ofruar 5 mln dollarë shpërblim, arrestohet djali i "El Chapo" shpërthen dhuna në Meksikë
Ovidio Guzman mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë të kartelit Sinaloa – një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
MEKSIKË- Ushtria meksikane arrestoi djalin e zotit të drogës Joaquin "El Chapo" Guzman në Sinaloa, Ovidio Guzman. Bllokada, të shtëna dhe plaçkitje u raportuan në të gjithë qytetin e Culiacan, ku u zhvillua operacioni për kapjen e tij. Gjatë konferencës së tij për shtyp në mëngjes, presidenti Andres Manuel Lopez Obrador tha se një operacion ishte kryer në Sinaloa. Ovidio mendohet të jetë një anëtar i rangut të lartë të kartelit Sinaloa – një nga organizatat më të mëdha të trafikut të drogës në botë.
Kryebashkiaku Juan de Dios Gamez konfirmoi në Twitter se forcat e armatosura federale kanë kryer një operacion në Culiacán që nga agimi i së enjtes dhe se kjo ka shkaktuar dhunë në qytet dhe pjesë të tjera të shtetit.
“U kërkojmë qytetarëve të Culiacán-it të mos largohen nga shtëpia për shkak të bllokadave që kanë ndodhur në pjesë të ndryshme të qytetit,”- tha ai.
Forcat meksikane të sigurisë kishin arrestuar më parë Guzmán-López në vitin 2019, por e liruan atë për të shmangur kërcënimin e dhunës nga mbështetësit e tij. Departamenti Amerikan i Shtetit pretendon se ai dhe vëllai i tij, Joaquín, janë aktualisht duke mbikëqyrur afërsisht njëmbëdhjetë laboratorë metamfetamine në shtetin e Sinaloas dhe duke prodhuar rreth 1,300-2,200 kg drogë në muaj.
Në dhjetor, SHBA-ja njoftoi një shpërblim deri në 5 milion dollarë për informacionin që çon në arrestimin e Ovidio dhe tre vëllezërve të tij, të cilët mendohet se kanë mbajtur pozicionet e tyre komanduese në grup, pas arrestimit të të atit. Ndërkohë babai i tyre “El Chapo” po vuan dënimin me burgim të përjetshëm në SHBA pasi u shpall fajtor në vitin 2019 për trafik droge dhe pastrim parash.
Sondazh
Vrasja e 31-vjeçarit nga Kukësi, policia kontrollon lokalin e autorit 'Cobra City', gjenden fishekë dhe granata dore
KOSOVË- Mëngjesin e sotëm, Drejtoria e Krimeve të Rënda bashkë me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren...
Fermerët e Roskovecit po braktisin serat: Qeveria nuk ka dhënë kurrë subvencione
Fermeri FIER- Fermerët rrëfejnë arsye që po i detyrojnë të braktisin serat. Këta fermerë pohojnë faktin se kos...
Bashkimi i madh vazhdon - ONE Telecommunications dhe ALBtelecom bashkohen ligjërisht për t'u bërë ONE Albania
Foto ilustruese ONE Albania SHA, kompania e re e integruar u regjistrua me sukses në 1 janar, duke u bërë një nga aktorët m&e...
'Policia e ka lënë në heshtje'/ Denoncimi te Berisha: Dhunohet e moshuara në Maliq, autorët i vjedhin 10 mijë €
Sali Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka publikuar denoncimin e një qytetari i cili deklaron se një e mosh...
Nuk u respektua distanca mes mjeteve! Aksident i trefishtë në Lezhë, një person i plagosur
Aksident LEZHË- Aksident i trefishtë në Lezhë. Automjete u përfshinë në një aksident në afërsi të Is...
Ekzekutimi i Papës/ ‘Audi’ i autorëve nuk është i vjedhur, iu mbivendosën targa belge
Edmond Papa TIRANË- Mjeti tip “Audi” që u përdor nga dy autorët Albano Velo dhe Andrew alias Edvin Bode për vrasjes e ...
COVID-19 në Shqipëri/ MSH: 32 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete
Foto ilustruese TIRANË- Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë j...
Guida prestigjioze franceze i dedikon një botim Shqipërisë, Rama: Udhërrëfyesi ideal për ta njohur vendin
Kopertina TIRANË- Një nga guidat turistike të Francës, “Petit Futé” i ka dedikuar një botim Shqipërisë...
Takoi kreun e ri të SPAK, Yuri Kim zbulon BISEDËN me Altin Dumanin: Askush nuk është mbi ligjin! Të bëjnë punën pa frikë dhe favore! (POROSIA E BIDEN)
Yuri Kim dhe Altin Dumani TIRANË- Ambasada amerikane në Tiranë ka zbuluar detaje nga vizita e ambasadores Yuri Kim këtë të en...
Nis mësimi! Nxënësit e 9-vjeçares rikthehen në bankat e shkollës, universitetet 'startojnë' në 9 Janar
Shkolla TIRANË- Me përfundimin e festave të fundvitit, nxënësit dhe mësuesit e arsimit parauniversitar janë kthyer n&eum...
