Bota

Cilat ishin fjalët e fundit që ish-Papa Benedikt tha pak orë para vdekjes?

Kryepeshkopi Georg Gaenswein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit ku Benedikti u vendos pas daljes në pension të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës.

2 Janar 2023, 15:27 Nga a.l
Cilat ishin fjalët e fundit që ish-Papa Benedikt tha pak orë para
Papa benedikt

VATIKAN- Fjalët e fundit të Papa Emeritus Benedikt XVI para se të vdiste ishin "Zot, të dua". Kryepeshkopi Georg Gaenswein, një prelat gjerman i cili jetonte në manastirin e Vatikanit ku Benedikti u vendos pas daljes në pension të tij në vitin 2013, tha se infermierja tregoi se kishte dëgjuar Benediktin duke thënë ato fjalë rreth orës 3 të mëngjesit të së shtunës. Papa në pension vdiq pak orë më vonë atë mëngjes, shkruan abcnews.

"Benedikti XVI, me një zë të dobët, por në një mënyrë shumë të dallueshme, tha në italisht, 'Zot, të dua'", tha Gaenswein për mediat zyrtare të Vatikanit, duke shtuar se kjo ndodhi kur ndihmësit që kujdeseshin për Benediktin po ndryshonin turne.

“Nuk isha aty në atë moment, por infermierja e tregoi pak më vonë. Ishin fjalët e tij të fundit të kuptueshme, sepse më pas ai nuk mundi të shprehej më”, tha kryepeshkopi. 

Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t'i thonë lamtumirë ish-Papës. Që në orët e para të mëngjesit të së hënës në sheshin e Shën Pjetrit në Romë shihej një rradhë e gjatë njerëzish që duan të ndahen personalisht me ish-kreun e kishës katolike. Trupi i ish-Papa Benediktit XVI është vendosur në Katedralen e Shën Pjetrit. Deri të mërkurën vizitorët do të kenë mundësi t'i thonë lamtumirë ish-Papës. Mijëra besimtarë katolikë i janë drejtuar Vatikanit. Priten deri në 35.000 vizitorë në ditë. Katedreja e Shën Pjetrit është e hapur deri në orën 19:00. Por ndryshe nga lamtumira për Papën Gjon Pali II në prill 2005, nuk pritet një fluks i jashtëzakonshëm njerëzish në Vatikan./ Dosja.al

georg gaenswein papa benediktit i xvi

Sondazh

Poll