"Eja provoje njëherë, je akuzuar për vrasje!", Berisha akuzon Ballën: Nuk e lan dot porosinë për ekzekutimin e Ravik Gurrës (DEBATI ME VIDEO)
Berisha e quajti edhe Pandeli Majkon 'kone' që i doli në mbrojtje Ballës duke folur nga vendi pa mikrofon.
TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha akuzoi kryetarin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla se është i përfshirë në një çështje shumë të rëndë, pas akuzave të Ardian çapjas se ka qenë një politikan "Taulant" në dosjet e avokatit Ravik Gurra, përpara se të vritej.
Në seancën e sotme, Berisha tha se Balla duhet të lëshojë imunitetin dhe të përballet në prokurori me akuzat. Në përgjigje, deputeti socialist kërkoi që Kuvendi të marrë masë për Berishën dhe kryeparlamentarja Lindita Nikolla i përcaktoi vërejtje. Berisha e quajti edhe Pandeli Majkon 'kone' që i doli në mbrojtje Ballës duke folur nga vendi pa mikrofon.
Debatet në Kuvend:
Sali Berisha: Edhe njëherë, osetë drejtat e opozitës do të respektohen ose ne...
Taulant Balla: Neni 2, pika 3 parashikon...
Sali Berisha: Mbylle gojën, shko në prokurori. Je akuzuar për vrasje, ke porositur vrasjen e Ravik Gurrës. shko përballu me akuzat, je i akuzuar për vrasje, është hera e dytë që akuzohesh për porosi vrasjesh. Mos përdor imunitetin, shko dhe jep llogari. Nuk e lan dot me asgjë porosinë për vrasjen e Ravik Gurrës.
Taulant Balla: Kërkoj masë përjashtimi, kërkoj masë. Duhet masë disiplinore. Aplikoni masë
Sali Berisha: Shko në Prokurori, je i akuzuar për vrasje. është hera e dytë. Në vrasje je implikuar ti, posi posi, eja provoje njëherë...
Albana Vokshi: Jepi fjalën, ose nuk ikim.
Edmond Spaho: Ose jepi fjalën ose na përjashtona të gjithëve,. parlament pa opozitë nuk ka.
Sali Berisha: Unë përfaqësoj këtu shqiptarët, nëse ju nuk respektoni të drejtat tona, ne do të fitojmë betejën tonë. Mos ikni nga salla, këta kërkojnë të vënë censurën, ky është akt vjedhjeje. Nuk dua ti jap përgjigje atij që është i akuzuar për vrasje. ça thotë ai mo ça thotë, avokati i Taulantit, o kone. /Dosja.al
Sondazh
Nikolla jep masë disiplonore: Vërejtje për Berishën, paralajmërim për përjashtim
Kuvendi TIRANË- Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka paralajmëruar kreun e Partisë Demokratike me përjashtim. Vërejtja e N...
Iu ndërpre fjala, Berisha futet live nga Facebook-u
Sali Berisha TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha dhe deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike kan&eum...
Vasili: Ky votim është i paligjshëm, mos u çmendni në këtë farë pike
Petrit Vasili TIRANË- Deputeti opozitar Petrit Vasili ka deklaruar se votimi për diskutimin prej 6 orësh për Portin e Durrësit &eu...
Rrëzohet kërkesa e Berishës, nuk miratohet 10 minuta kohë për çdo deputet
Kuvend TIRANË- Kuvendi i Shqipërisë ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të folur çdo deputet ...
Tensionohet situata në Kuvend, Berisha me të tijët bllokojnë foltoren, Rama ul kokën
Pamje nga seanca TIRANE- Situata në Kuvend është tensionuar pas kërkesës së grupit parlamentar të Partisë Demokrati...
Balla i përgjigjet Berishës: Nongrata nuk mund të vi këtu e të bej pis çdo gjë, Porti i Durrësit është investimi më i mirë në 30 vite
Taulant Balla TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partoisë Socialiste Taulant Balla i është përgjigjur Berishës, i ...
"Thirrini ndërgjegjes", Berisha ngre tonet në Kuvend: Edi Rama, do të përfundosh te Porti i Marinës, s'ka burg që të mban
Sali Berisha TIRANE- Kryedemokrati Sali Berisha iu kërkoi deputetëve të Kuvendit që të mos votojnë marrëveshjen për...
Porti i Durrësit/ Berisha: Mafia e bitcoinsave është bërë bashkë me qeverinë, Amant Josifi ka mbrojtjen e Ramës
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar qeverinë se pjesë të Portit të Durrësit ka bërë dhe grup...
Kërkoi zbutjen e masës së sigurisë, Apeli i Posaçëm rrëzon ankimimin e Kokës
Lefter Koka TIRANË- Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar një kërkesë të ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka p&...
"Plaçkitje e pashembullt", Berisha në Kuvend: Klani Rama po vjedh pronën më të madhe publike, shihni ç'ndodhi në Beograd me mafian Kariç
Sali Berisha TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se janë duke bërë nj&e...
