LIVE UPDATES

Protesta e 6 dhjetorit & Primaret/ 1 orë takim! Meta 'kokë më kokë' me Berishën, njoftimi: Bashkëpunim në çdo fushë

• Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha u takuan ditën e sotme në selinë blu. Ishte Meta ai i cili mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, aty ku bisedoi me Berishën përreth 1 orë. • Pas përfundimit të takimit, Meta deklaroi për gazetarët se Partia e Lirisë ka qënë gjithmonë pjesë e protestave, duke lënë të kuptohet se do i bashkohen asaj të 6 dhjetorit. Në një njoftim për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se prezent kanë qenë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Flamur Noka e kreun e grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili. • Sipas Berishës, në këtë takim është diskutuar gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, për bashkëpunim elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat. Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. • Përcaktimi i 6 dhjetorit si data në të cilën do të mbahet protesta e rradhës e Partisë Demokratike ka nxitur reagimin e mazhorancës e cila e ka cilësuar një akt antieuropian. •Për socialistët një protestë e tillë në ditën kur pritet të organizohet dhe samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, ku do të vijnë krerët e qeverive të Ballkanit Perëndimor por dhe zyrtarë të lartë të BE-së, është e papranueshme.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Berisha zbardh takimin 'kokë më kokë' me Metën: Prezent dhe Noka e Vasili, diskutuam gjerësisht për bashkëpunimi elektoral e në të gjitha fushat

Protesta e 6 dhjetorit & Primaret/ 1 orë takim! Meta 'kokë
Sali Berisha dhe Ilir Meta

TIRANË- Partia Demokratike ka zbardhur takimin e zhvilluar kokë më kokë me Kryetarin e Partisë së Lirisë Ilir Meta. Në një njoftim për shtyp, kryedemokrati Sali Berisha bën me dije se prezent kanë qenë edhe Sekretarin e Përgjithshëm të BE-së, Flamur Noka e kreun e grupit parlamentar të PL-së, Petrit Vasili. Sipas Berishës, në këtë takim është diskutuar gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta, për bashkëpunim elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat. Synimi, sipas Berishës, është mbrojtja e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës.

Njoftim shtypi

Sot, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të PD z. Flamur Noka, zhvilluam një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, ish Presidentin Ilir Meta dhe kryetarin e grupit parlamentar të kësaj partie, Dr. Petrit Vasili. Në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve tona të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës. Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi.

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta dhe kryedemokrati Sali Berisha u takuan ditën e sotme në selinë blu. Ishte Meta ai i cili mbërriti në selinë e Partisë Demokratike, aty ku bisedoi me Berishën përreth 1 orë. Pas përfundimit të takimit, Meta deklaroi për gazetarët se Partia e Lirisë ka qënë gjithmonë pjesë e protestave, duke lënë të kuptohet se do i bashkohen asaj të 6 dhjetorit. 

3 VITE ME PARE

Do marrë pjesë Partia e Lirisë në protestën e 6 dhjetorit? Meta: Kemi qënë gjithmonë në protestë

Protesta e 6 dhjetorit & Primaret/ 1 orë takim! Meta 'kokë
Ilir Meta

TIRANË- Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u takua ditën e sotme me kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha. Në përfundim të takimit, Meta, i pyetur nga gazetarët nëse Partia e Lirisë do të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit, u përgjigj: “Gjithmonë në proteste kemi qenë”.

Takimi mes dy liderëve ka zgjatur rreth nje ore, ndërsa në fokus përveç aksionit opozitar janë edhe zgjedhjet e 14 majit. Partia Demokratike aktualisht është duke zhvilluar procesin e primareve për te zgjedhur kandidatet per kryetar bashkie, proces i cili mbështetet edhe nga Partia e Lirisë.

sali berisha ilir meta

Sondazh

Poll