Politike

'Ka paqartësi se kush paguan kë'/ Zgjedhjet, Celibashi: Do mbikëqyrim veprimtarinë e institucioneve dhe funksionarëve

Celibashi tha se ligji për financime duhet të përmirësohet.

23 Nëntor 2022, 10:06 Nga A.B
'Ka paqartësi se kush paguan kë'/ Zgjedhjet, Celibashi: Do
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi ishte ditën e sotme në një tryezë me fokus financimin e partive politike në zgjedhjet e 14 Majit. Celibashi tha se ligji për financime duhet të përmirësohet. Ai deklaroi se sjellja e institucioneve publike lidhet drejtpërdrejt me standartin e procesit zgjedhor.

DEKLARATA E CELIBASHIT:

Për institucionet publike mund të thuhet që ne kemi nevojë të diskutojmë për të parë se çfarë kuptueshmëria ka secili prej nesh në lidhje me atë se si duhet të jetë veprimtaria e institucioneve dhe e funksionarëve publike gjatë fushatës zgjedhore sidomos e atyre që janë në ushtrim të detyrës së tyre dhe pjesëmarrjes në garë elektorale Zgjedhjet e ardhshme të 14 majit, duket se do të ketë një numër jo të vogël të kryetarëve të bashkisë të cilët janë në detyrë dhe do të garojnë në këto zgjedhje. Është e rëndësishme të kuptojnë ata dhe ne qartësisht se ku është kufiri mes përmbushjes normale të funksionit të tyre si kryetar bashkie me veprime të cilat apo aktivitete që janë pjesë e fushatës së tyre elektorale.

Ne do punojmë ngushtë me partitë politike, shoqërinë civile dhe faktorë të tjerë që të qartësojmë sa është e mundur se ku janë këto limite. Besoj që në një moment të dytë KQZ ndoshta do të përgatisë edhe një udhëzues në lidhje me këtë çështje. Kjo jo vetëm për ata kryetaret e bashkive në detyrë që do garojnë, por në përgjegjësi për zyrtaret publike që rastësisht ose jo do të jenë të përfshirë në fushatë zgjedhore. Ka qenë një shqetësim kjo çështje jo vetëm për opozitën, por është një element që është raportuar edhe nga OSBE ODIHR. Nuk ngelet për ta diskutuar, por duhet të gjejmë rrugët e zgjedhjes së kësaj problematike, Sjellja e institucioneve publike apo e funksionarëve publikë nga Kryeministri deri tek nëpunësi më i thjeshtë kjo sjellje lidhet me standardin e procesit zgjedhor.

Ne do të kemi gjithë vëmendjen për të mbikëqyrur këtë sjellje dhe për të vepruar sipas kodit zgjedhor. Para se ta bëjmë këtë ne do të përpiqemi që të qartësojmë të gjithë se çfarë ligji e rregullon ketë aspekt, që nesër të mos e ketë si pretekst, duke thënë që unë pata këtë kuptim për këtë dispozitë të kodit zgjedhor, prandaj kam bërë këtë veprimtari, pasi kam menduar që kjo veprimtari nuk mund të përkufizohet si e ndaluar në kodin zgjedhor.

ilirjan celibashi zgjedhjet 14 maj

Sondazh

Poll

Politike 22 Nëntor 2022, 15:52 k.m.

Për kë është krenar Edi Rama?

Edi Rama TIRANË- Kryeministri Edi Rama është krenar për bashkëshorten e tij, e cila ka hapur një portal për veten. Ai n...