LIVE UPDATES

Dëshmon Ardian Çapja: Në përgjimet e 2016 një zyrtar me emrin Taulant. Zbardhni vrasjen e Ravik Gurrës do zbuloni thesare

• Ardian Çapja ka zbuluar "thesare" në dëshminë që ka dhënë sot para togave të zeza në Elbasan. • Teksa po jepte versionin e tij për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit, Çapja nuk i ka ndalur akuzat duke nxjerrë emra prokurorësh e politikanësh të lidhur me krimin. • Ai tha se nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do të dalin në dritë shumë ngjarje të tjera. • Po ashtu, shtoi se prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, madje shtoi se me avokatin e tij Ravik Gurra ka marrë dosjen e vitit 2016 dhe ka gjetur edhe përgjimet e një politikani. • Ardian Çapja dha vetëm një emër, Taulant. Por nuk ia tha për asnjë çast mbiemrin. • Shtoi gjithashtu se në Elbasan, politika është e lidhur me krimin. • Lidhur me vrasjen për të cilën akuzohet, ai ka mohuar të ketë lidhje me këtë vrasje, duke thënë se ka qenë në Maqedoninë e Veriut, madje dhe se Policia i ka shoqëruar padrejtësisht nipin, Florencin.

3 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

'Mos qesh ti se...'/ Me EMËR- Ardian Çapja njxerr emrin e prokurorit: I lidhur me krimin, ka manipuluar vrasje

Dëshmon Ardian Çapja: Në përgjimet e 2016 një zyrtar

TIRANË- Ardian Çapja, i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit ka dhënë sot shpjegime para gjykatës për ngjarjen, duke mohuar të ketë lidhje me pretendimin se ditët e vrasjeve ka qenë në Maqedoninë e Veriut.

Madje në një moment, ka përmendur edhe emrin e një prokurori që sipas tij është i lidhur me krimin, bëhet fjalë për Ridvan Sukajn, për të cilin pretendon se ka lidhje me kriminelë në Elbasan dhe ka vepruar kundër fisit Çapja duke i akuzuar për një sërë ngjarjesh që nuk kanë lidhje me ta. Po ashtu, për Çapjen nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do të dalin në dritë shumë ngjarje të tjera.

"Prokurori Ridvan Sukaj është i lidhur me krimin, i kam kërkuar që të zbardhen ngjarjet e mia që më janë' bërë 3 atentate 2 në 2017 dhe një në 2020 me snajper. Pas masakrës së 3 shkurtit 2016 unë nuk kam dalë më nga shpia. Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit. Prokurori Ridvan Sukaj nuk na ka marrë dëshmi për ngjarjen e 2016 dhe kjo është hakmarrje e Sukajt ndaj nesh. Hetimet vazhduan për 2 vite dhe nuk arritën të zbulojnë asgjë. Këtu ka filluar manipulimi dhe orientimi i hetimeve. Unë s'kam lidhje me vrasjen e 2012 sepse kjo vërtetohet nga qelizat telefonike që kam qenë jashtë vendit. Këtë manipulim e ka bërë prokurori Ridvan Sukaj. Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën.  Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vet drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarjeve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardh ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant,”- tha Çapja.

Prokurori Ritvan Sukaj, i cili ka hetuar Ardian Çapjen dhe nipin e tij, Florenc Çapjen, vjet është marrë në mbrojtje nga Policia i Shtetit një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjes, pasi ka marrë kërcënime në lidhje me këtë çështje. Sukaj është njeriu kyç që ka hetuar për tre vite veprimtarin e Ardjan Çapjas dhe familjarëve të tij, mirëpo tani po përballet me një akuzë të ngritur ndaj tij nga vetë ata që kanë hetuar. 

3 VITE ME PARE

E FORTË! Ardian Çapja 'zbraz thesin' në Gjykatë: Politikani me emrin Taulant më mori në telefon, është i lidhur me krimin

Dëshmon Ardian Çapja: Në përgjimet e 2016 një zyrtar
Ardian Çapja

ELBASAN- Ardian Çapja, i akuzuar për ekzekutimin e babë e bir në Elbasan, Gentian dhe Nezir Beqirit ka dhënë sot shpjegime para gjykatës për vrasjen e dyfishtë për të cilën akuzohet. Në dëshminë që ka dhënë sot para togave të zeza, Çapja ka nxjerrë dhe emrin e një politikani, të cilit i ka përmendur vetëm emrin, Taulant. Sipas tij, personi në fjalë e ka telefoniar dhe i ka kërkuar ndihmë për asgjesimet e përgjimeve që kishte Prokuroria e Elbasanit në lidhje me disa ngjarje kriminale që kanë ndodhur në Elbasan. 

"Me avokatin e ndjerë Ravik Gurraj kemi marrë dosjen e ngjarjes së vitit 2016 dhe aty ka qenë në përgjim edhe një zyrtarë i lartë me emrin Taulant. Më pas kemi mësuar se me vendim të gjykatës së Elbasanit përgjimet e politikanit janë asgjësuar. Politikani me emrin Taulant më ka marrë në telefon dhe më ka ofruar ndihmë, por unë nuk i kam kërkuar asgjë. Emrin e tij të plotë nuk e përmend sepse më rrezikohet familja. Vrasja e avokatit Ravik Gurra lidhet me masakrën e 3 shkurtit,"-tha Çapja në dëshminë e tij.

I vetmi politikan që ka shërbyer në Elbasan vitet që përmend Çapja, është kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, por nuk është përmendur me emër dhe mbiemër. E vetmja e dhënë është emri; Taulant. 

3 VITE ME PARE

DËSHMIA në Gjykatë, Ardjan Çapja: Nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do zbulohen thesare

Dëshmon Ardian Çapja: Në përgjimet e 2016 një zyrtar
Ardian Capja

TIRANË-Ardian Çapja, i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë. Ai deklaruar se gjithçka është inskenim për të dëmtuar imazhin e tij. Ai ka bërë të ditur se nëse do zbardhë vrasjen e avokatit Ravik Gurra, do të zbulohen shumë të pathëna, duke i quajtur 'thesare'.

Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty.  Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant,”- ka thënë ai.

Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin bashkëpunëtorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vërtetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës.

Kush është Ravik Gurra? 

Ravik Gurra humbi jetën në një atentat mafioz mbrëmjen e 22 marsit 2019 në Elbasan. Ai njihet edhe si avokati i Emiljano Shullazit dhe i familjes Çapja në Elbasan dhe u ekzekutua në një lokal teksa po pinte kafe.

50-vjeçari, banues në Elbasan u ekzekutua rreth orës 19:15, me tre plumba me silenciator, teksa ndodhej në ambjentet e jashtme të një lokali pranë kalasë së qytetit. Në momentin e ekzekutitmit, Gurra ka qenë i ulur në tavolinë me dy kolegë të tij, juristë. Lokali ku ka ndodhur vrasja ka patur edhe persona të tjerë, të cilët kanë parë momentin e krimit.

ardian capja

Sondazh

Poll