Aktualitet

DËSHMIA në Gjykatë, Ardjan Çapja: Nëse zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra do zbulohen thesare

Çapja ka theksuar së është i pafajshëm dhe se sipas tij çdo gjë bëhet për t’i dëmtuar imazhin.

21 Nëntor 2022, 14:47 Nga A.B
DËSHMIA në Gjykatë, Ardjan Çapja: Nëse zbardhet
Ardian Capja

TIRANË-Ardian Çapja, i akuzuar për vrasjen e Gentian e Nezir Beqirit në vitin 2012 ka dhënë dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme në lidhje me ngjarjen e 10 viteve më parë. Ai deklaruar se gjithçka është inskenim për të dëmtuar imazhin e tij. Ai ka bërë të ditur se nëse do zbardhë vrasjen e avokatit Ravik Gurra, do të zbulohen shumë të pathëna, duke i quajtur 'thesare'.

Nëse zbardh vrasjen e avokatit Gurra do zbulosh thesare. Politika në Elbasan është e lidhur me krimin. Nisini hetimet që aty.  Hap hetimin e Ravikut aty ke gjithë të vërtetën. Mos qesh ti prokuror se kur doja të bëja kallëzim për prokurorin Ritvan Sukaj je larguar nga zyra me vrap. Unë jam më i drejtë se vetë drejtësia. Ridvan Sukës i kam bërë kallëzim për mos hetimin e ngjarve. Unë i kam vajtur në zyrë dhe i kam kërkuar që të zbardhë ngjarjen e 2016, por ai ka heshtur dhe shkak ka qenë përgjimi i politikanit Taulant,”- ka thënë ai.

Çapja bëri debat edhe me Ervis Bardhin bashkëpunëtorin e drejtësisë ku i kërkoi që të tregonte të vërtetën për ngjarjen dhe të mos gënjente para gjykatës.

Kush është Ravik Gurra? 

Ravik Gurra humbi jetën në një atentat mafioz mbrëmjen e 22 marsit 2019 në Elbasan. Ai njihet edhe si avokati i Emiljano Shullazit dhe i familjes Çapja në Elbasan dhe u ekzekutua në një lokal teksa po pinte kafe.

50-vjeçari, banues në Elbasan u ekzekutua rreth orës 19:15, me tre plumba me silenciator, teksa ndodhej në ambjentet e jashtme të një lokali pranë kalasë së qytetit. Në momentin e ekzekutitmit, Gurra ka qenë i ulur në tavolinë me dy kolegë të tij, juristë. Lokali ku ka ndodhur vrasja ka patur edhe persona të tjerë, të cilët kanë parë momentin e krimit.

ardian capja ravik gurra

Sondazh

Poll