Politike

VD-"Do harroni edhe Adriatikun", Rama paralajmëron opozitën për non-grata nga Britania e Madhe

Krahasimin e vazhdoi për të shtuar se nëse disa nuk kalojnë dot "oqeanin", të tjerë do të harrojnë edhe "Gjilbraltarin dhe Adriatikun"

21 Korrik 2022, 11:36 Nga f.g
VD-"Do harroni edhe Adriatikun", Rama paralajmëron opozitën
Edi Rama, kryeminister

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar opozitën në Kuvend se do të përballet me të tjera sanksione pas "non-grata"-s për Sali Berishën. Në debatin nga foltorja, Rama tha se PD është një tufë varkash druri që mendojnë se mund të përballen me "anijen" e PS. Krahasimin e vazhdoi për të shtuar se nëse disa nuk kalojnë dot "oqeanin", të tjerë do të harrojnë edhe "Gjilbraltarin dhe Adriatikun", duke parashikuar kështu non-grata edhe nga Mbretëria e Bashkuar dhe Bashkimi Evropian. 

Bilanci është një tufë varkash druri që ju gënjen mendja se do përballeni me anije. Një tufë varkash me lopata jeni. Oqeanin e harruat disa, tani do harroni edhe Gjilbraltarin disa, shumë shpejt do të harroni edhe Adriatikun. Mos harroni, mua më dalin fjalën. Vazhdojini thojuni shqiptarëve se ne nuk pyesim se dinjiteti dhe sovraniteti... në emër të cilit dinjitet flisni ju? Sa herë që ju keni thikën në gojë, ia ktheni thikën Kosovës. 

Edi Rama, kryeministër

Më pas, teksa ishte duke përfunduar fjalën e tij, Rama e përsëriti deklaratën duke shtuar se "kontinenti u mbyll". 

E falenderoj zotin Mediu, jam jo 995, por 100% dakord me frymën e diskutimit të tij, por dua të bëj edhe njëherë edhe një nënvizim, kockat e Srebrenicës dhe gjaku i Kosovës nuk janë materiale për supën e “Foltores” dhe as për çobën e këtyre të nënfoltores. Varret masive dhe gjaku dhe nderi i UÇK-së nuk janë menu ku fut hundët gjenerali juaj i “ushtrisë së vdekur” që do të mbledhë këtu të tëra kocat e Ballkanit për t’i bluar. Një i pa dëshiruar me certifikatë nga SHBA, me vulë dhe firmë, dhe Oqeani iku, tani ikën Gjibraltari, kanali i La Manshit, mbyllet kontinenti. Si mund ta katandisni gjithë atë histori. Liderin legjendar e keni “non grata”, sepse u ka udhëhequr një i korruptuar dhe minues i demokracisë.

Kryeministri nuk dha më shumë detaje për emrat që do të jenë non-grata apo arsyet, por siguroi se është një njeri që nuk flet kot. "Më del fjala, ju e dini"-tha ai. 

edi rama sali berisha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll