Politike

VD-"Shih budallai, ja gogoli", Rama "qesëndis" Berishën dhe tall Bashën në Kuvend

Në momentin kur hyri Berisha ai e quajti "gogol". 

21 Korrik 2022, 11:37 Nga f.g
VD-"Shih budallai, ja gogoli", Rama "qesëndis"
Edi Rama, kryeminister

TIRANE- Kryeministri Edi Rama u detyrua ta ndërpriste debatin politik me opozitën për pak minuta për shkak të pranisë së një grupi fëmijësh në një nga llozhat e Kuvendit. Por kjo se ka penguar që Rama të ironizojë kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha por të kapet edhe me deputetin Lulzim Basha. Në momentin kur Rama ndërpreu fjalën, Basha e kërkoi te kryeparlamentarja. Kryeministri e priti keq. “Shih budallai, unë them presim se janë fëmijët, ky do fjalën”,-tha Rama, ndërsa në momentin kur hyri Berisha ai e quajti "gogol". 

S’mund të vazhdojë seanca se fëmijët kanë ardhur të dëgjojnë disa baballarë dhe nëna të përgjegjshëm. Xhaxhi Fatmiri po flet, është ai atje në fund. Dil të të shohin. Keni edhe xhaxhi Lulin aty. Erdhi dhe gogoli, dilni këtej tashi t’jua tregoj se kush është”,- tha kryeministri duke përfituar nga mungesa e mikrofonit. Por kaq ka mjaftuar që deklarata të pritej keq nga demokratët që i janë përgjigjur nga karrigia. 

edi rama sali berisha lulzim basha seance plenare 21 korrik 2022

Sondazh

Poll