Aktualitet

Grupi i terrorit në Lezhë! Kush janë dy shokët e nipit të deputetit të PS-së që kërkohen nga Prokuroria

Dy të rinjtë, janë miqtë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë.

20 Korrik 2022, 11:15 Nga A.B
Grupi i terrorit në Lezhë! Kush janë dy shokët e nipit
Grupi

TIRANË- Roan Brahimi dhe Alesio Dobrozi, janë dy personat që kërkohen të merren në pyetje nga Prokuroria e Tiranës, në lidhje me masakrën e Fushë-Krujës. Dy të rinjtë, janë miqtë e Ramazan Rrajës, nipi i deputetit të PS-së, i arrestuar më parë në Holandë për trafik droge dhe për dhunë.

Tre miqtë janë të njohur si banda e terrorit në Lezhë pasi u futën në një lokal të armatosur dhe të maskuar duke kryer kontroll për kartat e identitetit mbi klientët, teksa po kërkonin pronarin e lokalit me të cilin kishin një sherr.

Po kush është Alesio Dobrozi?  31-vjeçari është lakuar si emër në të famshmen çështje të bandës ‘Audi’ në Itali, që ngriti në këmbë shtetin fqinj, për shkak të grabitjeve spektakolare që kjo bandë, përfshirë edhe Dobrozin, kryenin në zona të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje, Dobrozi u dënua në vitin 2018 nga shteti fqinj me 4 vite e 6 muaj burg dhe 800 euro gjobë.

Prokuroria e Tiranës kërkon të marrë në pyetje 6 persona të cilët mund të kenë dijeni për masakrën e Fushë-Krujës e cila ndodhi mesditën e 17 korrikut, aty ku u vranë në atentat Brilant Martinaj, Diklon Vata dhe Besmir Hoxha.

roan brahimi alesio dobruzi maskra e fushe krujes

Sondazh

Poll