Politike

VD-Reforma territoriale, Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo pazare

ën kryetari i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite.

20 Korrik 2022, 11:29 Nga e.k

 

VD-Reforma territoriale, Bylykbashi: Duhet të bazohet në parime dhe jo
Oerd Bylykbashi

TIRANË-Partia Demokratike me anë të një konference për shtyp të tre përfaqësuesvbe të saj për Reformen Territoriale shprehu dhe qëndrimin zyrtar të selisë blu. Nën kryetari i PD, Oerd Bylykbashi u shpreh se është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Ai u shpreh se duhet të ketë një konsensus dhe se nuk duhet të jetë si ajo e vitit 2014. Duhet konsensus i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike.

Ndërsa Ylli Asllani u shpreh se të bësh endera e të ndryshosh jetën urbane pa dituri është më tepër se e dëmshme në lidhje me reformen aktuale territoriale.

Oerd Bylykbashi: Është ngritur forumi i të zgjedhurve vendorë të PD ku do të mblidhet eksperienca vendore e të të gjithë të zgjedhurve ndër vite. Qëndrimi ynë i kryetarit është i qartë për të bërë një diferencë. Reforma territoriale duhet të shfrytëzohet dhe nuk duhet të humbet momenti sepse diçka e bërë keq do të merrte një kohë të gjatë. Propozimi ynë në kuadër të punës që po bëhet, do e bazojmë tek studime dhe propozime të mirëmenduara dhe të financuar nga partnerë ndërkombëtarë. Ne kemi kapacitetet më të mira për të ofruar një reformë cilësore. Rreth 9 muaj nga tani do të kemi edhe zgjedhjet, theksoj se reforma duhet të jetë konsensuale dhe jo si e 2014 dhe pa konsensus. Konsensusi i bazuar mbi parime dhe jo pazare do të sjellë një reformë që qeverisja vendore të zhvillohet në mënyrë harmonike.

Ylli Asllani: Nga kjo reformë janë përfituar apo kanë dalë struktura që janë larguar në mënyrën më të mundshme nga interesat e qytetarëve. Të bësh tendera e të ndryshosh jetën urbane pa dituri është më tepër se e dëmshme. Jemi të bindur se reformat administrative territoriale duan një kohë të plotë”, ka thënë nga ana e tij Ylli Asllani.

Projektligji për ndarjen e re administrativo-territoriale pritet të miratohet në fund të muajit shtator. Gjatë verës do të ketë vetëm seanca dëgjimore me ekspertë, ndërsa projekt-harta do të punohet në fund të sezonit veror. Grupi për Territoriale përbëhet nga 16 anëtarë, 8 nga mazhoranca dhe 8 opozita, duke përfshirë edhe aleatët, Vangjel Dule e Mesila Doda. Socialistët kanë deklaruar se kundërshtojnë rritjen e numrit të bashkive dhe ndarjen në rajone. Demokratët shprehen se pakësimi i bashkive largojnë shërbimet nga qytetarët dhe se duhen shtuar zonat administrative. Por, PD-ja nuk ka ende një propozim konkret.

oerd bylykbashi reforma territoriale 2022

Sondazh

Poll