Gomonia që iu shpëtoi autoriteteve italiane dhe greke gjendet e djegur në Godull, dyshohet se ishte e mbushur me drogë
Mjeti rreth 8 metra i gjatë është konstatuar nga shërbimet e policisë, të cilës nuk kanë evidentuar asnjë person në kuvertë
TIRANË-Gomonia që po shihni në këto pamje është mjeti lundrues që arriti dje t'ju shpëtonte autoriteteve italiane dhe greke duke hyrë në Shqipëri. Gomonia, 7 metra e gjatë me 3 motorë të fuqishëm është gjetur e djegur sot pranë Shëngjinit, në vendin e njohur si Godull. Në moment që është pikasur, gomonia ka qenë ende në flakë, ndërsa dyshohet se është djegur qëllimisht për ti shpëtuar kontrollit pasi ishte e mbushur me drogë. Mjeti ka tentuar të futet në ujërat malazeze, por e ka parë të pamundur vijimin e rrugës dhe është kthyer në zonën e Kurbinit, ku është djegur.
'"Më datë.20.07.2022 ora 5.30, në derdhje të hidrovorit, në breg të detit në Gotull, Adriatik, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Komisariatit të Kurbinit duke u djegur, një mjet lundrues afërsisht 7 - 8 metra i gjatë me dy motorraa. Shërbimet e Policisë nuk kanë konstatuar asnjë person në afërsi të mjetit; është ngritur një grup hetimor që po kryen veprimet.'- njofton policia.
Policia është vënë në kërkim të dy skafistëve të cilët dyshohen se ishin në mjetin lundrues. Gomonia gjatë gjithë lëvizjeve ka qenë e mbuluar dhe dyshohet se në të mund të ketë pasur lëndë narkotike.
Ditën e djeshme, Guardia di Finanza nisi kontrollet nga ajri si dhe deti për gomonen. Ndërsa autoritetet shqiptare monitoruan nga toka gjithë operacionin. Ky mjet lundrues ishte pikasur nga FRONTEX, që ka njoftuar Policinë Kufitare Shqiptare, e cila nisi forcat e saj nga Saranda për në Kepin e Rodonit, për ta kapur në bashkëpunim më Guarda Di Financa.
-
VD/ Gomonia e përdorr nga trafikantët, e braktisur dhe nën flakë
20 Korrik, 15:02
Sondazh
LEZHË/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Balldre, zjarrfiksit dhe ushtarët në aksion për shuarjen e flakëve
Ushtarët që ndodhen pranë vatrave të zjarreve LEZHË- Pas një beteje të gjatë ditën e djeshme, është ...
Çfarë po ndodh rreth nesh? Titujt kryesorë të portaleve, 20 korrik 2022
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore nga vendi dhe bota. Dosja.al, Shqiptarja.com, Syri.net, Panorama dhe Faxëeb kanë në faqe...
Kultivonin kanabis, në pranga kryetari i PS Zall-Mner, nën hetim i vëllai (EMRI)
Foto ilustruese TIRANË- Një 48-vjeçar i identifikuar si Agim Hoxha ka rënë në prangat e policisë së Tiranës ...
Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, vjehrri i dyshuari kryesor, dëshmia: Nuk kemi shkuar mirë
Vjehrri BELGJIKË- I dyshuari për vrasjen e 28-vjeçarit shqiptar, Ilir S. në Diksmuide në Flanders Perëndimore ësh...
Mes tyre bashkëshortja e Princit Leka! Aktorët e Teatrit Kombëtar letër Ramës: Duam rritje pagash
Aktore TIRANË- Aktorët e Teatrit Kombëtar i kërkojnë Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Kulturës Elva Margariti rri...
I nxehti afrikan në Shqipëri! Sot temperatura përvëluese, arrijnë deri në 40 gradë
Moti TIRANË- Territori Shqiptar mbetet në ndikimin e të nxehtit Afrikan duke sjellë dominim të kthjellimeve dhe temperaturave...
VIDEO/ Përplasja te Air Albania, efektivi gjuan me shkelm tifozin e shtrirë në tokë
Pamje nga dhuna TIRANË- Videoja e mëposhtme është nga përplasja mes efektvëve të policisë dhe tifozëve të...
'Hacker-at' synojnë kaosin në vend, e vërteta mbi 'sulmi kibernetik' në Aeroportin e Rinasit
Aeroporti i Rinasit TIRANË- Sulmi kibernetik në Shqipëri ka bërë që gjithë qytetrët të shqetësohen pë...
Përplasja te Air Albania, Policia: Janë shoqëruar 25 tifozë, nuk ka pasur të shtëna me armë
Pamje nga ngjarja TIRANË- 25 tifozë boshnjakë janë shoqëruar mbrëmjen e sotme në polici për shkak të trazirave...
VIDEO/ Përplasja te Air Albania, tifozët boshnjakë largohen me vrap nga policia, efektivët gjuajnë me shkelma
Pamje nga ngjarja TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga përplasja e tifozëve boshnjakë me policinë shqiptare te stadiumi A...
