Aktualitet

FOTO / Shqiptari arratiset nga burgu në Itali me një maroken e një rumun, arrestohet

11 Janar 2022, 13:40 Nga DOSJA
FOTO / Shqiptari arratiset nga burgu në Itali me një maroken e

ITALI – Tre të burgosur, mes të cilëve edhe një shqiptar, janë arratisur nga një burg i sigurisë së lartë në Avellino të Italisë.

Sipas policisë italiane, të arratisurit janë një maroken, një rumun dhe një shqiptar 45 vjeç. Ky i fundit është i vetmi që është arritur të arrestohet deri më tani dhe kapja e tij është bërë vetëm pak minuta pas arratisjes.

Sikurse raportojnë mediat italiane, të burgosurit kishin arritur të thyenin hekurat e dritareve, duke u hedhur më pas në rrugë, për tu larguar në drejtim të paditur.

Në kërkim janë një 40 vjeçar maroken, i cili ishte dënuar për terrorizëm dhe një 22 vjeçar rumun.

Marrë nga it.notizie.yahoo.com

(e.h/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet shqiptari arratiset nga burgu shqiptari arratiset nga burgu

Sondazh

Poll