Aktualitet

Morën rryshfet nga bizneset për të mos ushtruar kontrolle, lihen në burg drejtori i Tatimeve të Korçës dhe specialisti i

29 Gusht 2020, 12:50 Nga DOSJA
Morën rryshfet nga bizneset për të mos ushtruar kontrolle, lihen

KORÇË – Gjykata ka dhënë sot masat e sigurisë për kreun e Tatimeve të Korçës, Thoma Tontonozi dhe Specialistin e Regjistrimeve, Stjuart Bardhoshi. Si për Tontonozin ashtu edhe për Bardhoshin, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Thoma Tontonozi dhe Stjuart Bardhoshi u arrestuan dy ditë më parë nga policia e Korçës, pas një hetimi të Prokurorisë së Posaçme. Nga hetimet, SPAK Tontonozi dhe Bardhoshi kishin marrë rryshfet nga disa pronarë biznesesh, për të mos ushtruar kontrolle, duke shmangur kështu detyrimet tatimore.

Gjatë operacionit, u gjetën disa dokumente dhe një sasi parash, të cilat implikojnë dy të arrestuarit në këtë veprimtari. Ndërkohë hetimi po vijon ende, për të zbuluar personat e tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet stjuart bardhoshi thoma tontonozi stjuart bardhoshi thoma tontonozi

Sondazh

Poll