Aktualitet

COVID 19/ Mjeku Arjan Mezini: Shqipëria teston pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit

29 Gusht 2020, 12:47 Nga DOSJA
COVID 19/ Mjeku Arjan Mezini: Shqipëria teston pak, kjo bën që

TIRANË- Mjeku Arjan Mezini në emisionin “Opinion” në News 24 ka deklaruar se në Shqipëri po kryehen shumë pak teste, sa i përket COVID-19. Sipas tij kjo gjë bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit.

“Ne e kemi përsëritur, testojmë pak, kjo bën që infeksioni të dalë jashtë kontrollit. Kolegët epidemiolog do kishin një pamje më të qartë po të kemi 2500 apo 3 mijë testime. Eshtë rritur numri i testeve, por prapë është i pakët. 800 testime që bëhen në ditë janë pak, mendoj që 200 apo 300 vijnë nga spitalet kur njerëzit shkojnë në gjendje të rënduar. Rritja e testimit ti identifikon më shumë njerëz dhe ndjek kontaktet e tyre, ky është parandalimi. Zgjidhja nuk është spitali”,- tha ai.

“Kur u hapëm në fillim ngarkesa ishte e madhe. 1 mjek me 15 pacientë, tani jemi 1 me 8. Burimet njerëzore që t’i kesh nuk është aq kollaj. Duhet shtuar edhe raporti i infermiereve, se bëhet fjalë për pacientë të shtruar rëndë”, tha ai.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet desada metaj koronavirusi ne shqiperi desada metaj koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll