Aktualitet

Fitoi luftën me COVID-19, Kryepolici i Beratit vetëofrohet për të dhuruar plazmën për të gjithë pacientët e sëmurë

29 Gusht 2020, 11:49 Nga DOSJA
Fitoi luftën me COVID-19, Kryepolici i Beratit vetëofrohet për

BERAT- Një shembull për të gjithë! Ky është mësimi që jep drejtori i Policisë në Berat, Neritan Nallbati, i cili pasi ia doli të fitojë luftën me COVID-19, është vetëofruar për të dhuruar plazmën e gjakut për të gjitha ata pacientët që përballen me egërsinë e koronavirusit.

Nallbati, është tashmë në listën e pacientëve që kanë mundur virusin, dhe i është bashkuar thirrjes së bërë nga Ministria e Shëndetësisë për të dhuruar plazmën për të gjithë pacientët me COVID. 

Nallbati është zyrtari i parë që fiton luftën me COVID-19, dhe pranon të dhurojë plazmën e gjakut për pacientët e tjerë të prekur. Më herët, kanë qenë dy mjekët Skënder Brataj dhe Roland Xhaxho që pasi kanë kaluar virusin kanë dhuruar plazmën e gjakut. 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet covid-19 ne shqiperi neritan nallbati plazma e gjakut covid-19 ne shqiperi neritan nallbati plazma e gjakut

Sondazh

Poll