Aktualitet

Banorët në alarm/ Zjarri përfshin parcelat e fshatit Karpën të Kavajës, afrohet pranë banesave, tre zjarrfikëse në v

29 Gusht 2020, 11:48 Nga DOSJA
Banorët në alarm/ Zjarri përfshin parcelat e fshatit Karpën

KAVAJË- Mesditën e sotme një zjarr ka përfshirë disa parcela toke në fshatin Karpën të Kavajës. Situata shihet qartë edhe në videon e mëposhtme ku flakët po përparojnë me shpejtësi.

Ndërkohë, era e cila fryn në drejtim të fshatit i ka dërguar flakët drejt një lagje të banuar duke rrezikuar disa banesa.

Banorët të alarmuar kanë njoftuar policinë dhe shërbimin zjarrfikës të qytetit të cilët kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Aktualisht tre zjarrfikës janë duke punuar për shuarjen e flakëve, të cilat janë shumë pranë banesave. Policia ka nisur hetimet për këtë zjarr.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet zjarr në fshatin karpën të kavajës zjarr ne kavaje zjarr në fshatin karpën të kavajës zjarr ne kavaje

Sondazh

Poll