Aktualitet

E rëndë në Llogara/ Recepsionisti i një kompleksi turistik i jep fund jetës në biznesin ku punonte

29 Gusht 2020, 11:28 Nga DOSJA
E rëndë në Llogara/ Recepsionisti i një kompleksi turistik i

VLORË- Recepsionisti i një kompleksi turistik në Llogara, personin me iniciale K.A është gjendur pa shenja jete në ambientet e këtij biznesi.

Mësohet se 50-vjeçari është varur me litar. Ndërkohë në trupin e tij nuk janë gjetur shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Njoftimi i Policisë:

Mëngjesin e sotëm, në fshatin turistik të Llogarasë dyshohet se është vetëvarur me litarë në një objekt shtetasi K. A., 50 vjeç, banues në Vlorë, i cili punonte si recepsionist në këtë kompleks. Nga këqyrja e trupit të pajetë nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet vetëvaret recepsionisti vetëvaret recepsionisti

Sondazh

Poll