Aktualitet

Grabitësit i morën 40 milionë lekë/ Kambisti në Prrenjas tregon ngjarjen: Ishte tre persona të armatosur, më drejtuan kal

29 Gusht 2020, 11:23 Nga DOSJA
Grabitësit i morën 40 milionë lekë/ Kambisti në

PËRRENJAS – Bashkim Shegani, kambisti i cili u grabit mbrëmjen e djeshme nga persona të paidentifikuar në Përrenjas, ka treguar dinamikën e ngjarjes. Në një rrëfim për “Faxneës”, Shegani është shprehur se po kthehej në shtëpi, kur i ndaluan makinën 3 persona të armatosur.

Më tej ai shprehet, se autorët goditën atë dhe djalin me sende të forta. Kambisti rrëfen, se njërin prej autorëve e ka parë, ndërsa dy të tjerët ishin maskuar mirë.

Rreth orës 20:00, isha në punë si gjithmonë. Në atë kohë vjen nusja me gjithë djalin e gocën. Më lënë vetëm djalin aty, bëra punën dhe duke ikur për në shtëpi. Sapo zbrita nga makina më dalin tre veta me kallash. Ishin të maskuar me kokoren e motorit. Lekët mi morën të gjitha. I ndoqa me vrap dhe më pas njoftova policinë. Kisha shumë frikë për djalin, ishin të armatosur. Ishin 3 persona, njërin prej tyre e pashë kurse dy të tjerët ishin të maskuar mirë“, u shpreh ai për Fax News.

Bashkim Shegani u grabit mbrëmjen e djeshme në fshatin Katjel të Përrenjasit. Tre grabitës i dolën përpara kambistit dhe pasi e dhunuan i morën 40 milion lekë të vjetra. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka shoqëruar 8 persona.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkim shegani grabitet kambisti ne perrenjas bashkim shegani grabitet kambisti ne perrenjas

Sondazh

Poll