Aktualitet

Makina merr para këmbësorin në Korçë, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital

29 Gusht 2020, 11:04 Nga DOSJA
Makina merr para këmbësorin në Korçë, i plagosuri

KORÇË- Një aksident i rëndë është regjistruar ditën e sotme në Korçë. Mësohet se një këmbësor me iniciale A.B. është përplasur nga një Volkswagen i drejtuar nga shtetasi E.R.

Si pasojë e përplasjes, këmbësori rreth 50 vjeç, ka mbetur i plagosur. Ky i fundit është transportuar me urgjencë në spital. Ende nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 29.08.2020, rreth orës 12:40, në lagjen nr. 17, ka ndodhur një aksident rrugor ku mjeti tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin E. R., ka përplasur shtetasin A. B., rreth 50 vjeç, këmbësor në rrugë, i cili u transportua për mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i mjetit, ndodhet i shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme. Po punohet për të zbardhur rrethanat dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

(g.sh./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne korce makina perplas kembesorin ne korce aksident ne korce makina perplas kembesorin ne korce

Sondazh

Poll