Aktualitet

Mbërrin ambulanca/ Qytetarët në Kapshticë shfaqin probleme shëndetësore, të moshuarit nuk qëndrojnë dot në radhë

29 Gusht 2020, 10:58 Nga DOSJA
Mbërrin ambulanca/ Qytetarët në Kapshticë shfaqin probleme

KAPSHTICË- Dhjetëra qytetarë janë duke pritur në radhë për të kaluar pikën doganore të Kapshticës. Mes të nxehtit ata kanë ende shpresë se sot mund të kalojnë kufirin.

Ndërkohë në këtë pikë doganore ka shkuar edhe një ambulancë, pasi disa emigrantë të moshuar nuk janë ndjerë mirë. Mjekët që kanë mbërritur në kufi kanë nisur kontrollin e qytetarëve që kanë shfaqur probleme.

Kjo situatë është krijuar pasi në këtë pikë doganore pala greke ka pezulluar punën, si pasojë e plotësimit të kuotës prej 300 personash. Pitet që puna të rinisë ditën e nesërme. Ndërkohë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se edhe për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i hyrjes për shtetasit shqiptarë në tokën greke.

Sipas njoftimit deri më 15 shtator shqiptarët që duan të futen në tokën helene duhet të kenë bërë tamponin dhe aplikimin online. Po kështu, nga pika doganore e Kapshticës do të kalojnë 300 vetë në ditë, ndërsa nga Kakavija 750 persona në ditë.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bllokohet pika kufitare e kapshticës bllokohet pika kufitare e kapshticës

Sondazh

Poll