Ish-deputeti i PS fiton pas 55 ditësh luftën me COVID-19: Nëna më bëri kokën, mjekët më rikthyen në jetë… (FOTO)
29 Gusht 2020, 10:51Nga DOSJA
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Fatmir Toçi ka fituar betejën me COVID-19. Në një reagim në rrjetet sociale, ish-deputeti thotë se më në fund ndodhet pranë familjes së tij, dhe krahason vlerën e nënës së tij, me atë të mjekëve që i shpëtuan jetën në spital pas infektimit. Ai iu bën thirrje të gjithëve të mbrojnë jetën e ti shmangen infektimit me COVID-19. Ish-deputeti socialist, Fatmir Toçi rezultoi pozitiv me COVID-19 disa javë më parë por u shtrua në spital më 17 korrik pas disa ditësh që rrinte i izoluar në shtëpi.
POSTIMI I PLOTË:
PRANË FAMILJES, MË NË FUND…
Pas një lufte 55 ditore në kufijtë e të pamundurës me sëmundjen e rëndë të Covid-19 (11 ditë i vetëkarantinuar dhe 44 ditë i shtruar në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, sot besoj se kam dalë fitimtar dhe jam kthyer pranë familjes time të shtrenjtë, dashuria dhe përkujdesjet e së cilës ishin, padyshim, pjesë e rëndësishme e terapisë në luftën për mbijetësë. Falenderime pa fund dhe mirënjohje e thellë, aq sa fjalët janë të varfëra ti shprehin deri në fund, për personelin e Spitalit “Shefqet Ndroqi”, mjekët, infermierët, specialistët, sanitaret etj., në mënyrë të veçantë prof. dr. Perlat Kapisyzi, drejtuesi i këtij institucioni të destinuar për të shpëtuar jetë njerëzish nga kthetrat e vdekjes.
Jam aq shumë i detyruar ndaj kujdesit dhe përkushtimit te tyre, sa që sot mund ta them pa hezitim e me bindje se nëse nëna ime e mirë më bëri kokën para 62-vjetëve, ata më rikthyen në jetë pas një lufte që dukej e humbur. Me qindra të afërm, miq, shokë, të njohur e të panjohur që kanë qenë afër meje gjatë kësaj periudhe me interesimin dhe urimet e tyre për shërim të shpejtë, i falënderoj nga zemra, ma kanë lehtësuar gjendjen time shpirtërore psikologjike dhe më kanë dhënë kurajë e besim se do të dilja. Miqtë e mi kudo që jeni, jeta është e bukur dhe e vlefshme kur është e shëndetshme, ndaj të bëjmë çmos për mbrojtjen e saj!
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Policia e Tiranës ka dëshkuar me masë 1.000.000 gjobë pronarin e një lokali në Tiranë, personin me iniciale K.F. Pronari është gjobitur pasi nuk ka...
TIRANË- Një protestë sloganin “Falja e detit” u zhvillua paraditen e sotme në sheshin Skënderbej nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile. Disa prej të...
SHQIPËRI-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i...
KAPSHTICË– Radhë të gjata makinash në pikën doganore të Kapshticës. Situata shihet qartë edhe pamjet e publikuarta nga Top Channel, ku vargu i makina...
KAPSHTICË– Mbi 60 emigrantë shqiptarë ndodhen të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Mësohet se midis ...
KAPSHTICË- Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se ditën e sotme është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pez...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një ndërhyrje me sukses te...
ITALI- Ngjarje e rëndë Pesaro të Italisë. Mediet vendase raportojnë se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident me motor 18-vjeçari shqiptar, R...
BULQIZË- Vera po ikën, por Big Market vazhdon surprizat. Nga sot hapet supermarket më ri në Bulqizë, i vendosur në Bulqizë të vjetër, rruga e pazarit.Dyqan...