Policia e kap duke organizuar dasmë, pronari nuk i bindet urdhrit, përveç gjobës procedohet edhe penalisht
29 Gusht 2020, 10:42Nga DOSJA
TIRANË- Policia e Tiranës ka dëshkuar me masë 1.000.000 gjobë pronarin e një lokali në Tiranë, personin me iniciale K.F. Pronari është gjobitur pasi nuk ka organizuar dasmë në lokalin e tij. Ndërkohë ai është proceduar edhe penalisht, pasi nuk i është bindur urdhrit të policisë për këtë shkelje.
Njoftimi i Policisë:
Policia e Tiranës ndëshkon me masë 1.000.000 gjobë dhe procedon penalisht pronarin e një lokali për mosbindje ndaj urdhrit të policisë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në subjektin e tij në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sherbimet e Policisë në Komisariatin e Policisë Nr.4, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë konstatuar një restorant në të cilin ushtrohej aktivitet,duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
Shtetasit K.F., në momentin e konstatimit i është komunikuar të ndërpresë aktivitetin por nuk i është bindur urdhërit të punonjësve të Policisë duke vijuar të ushtronte aktivitetin.
Në përfundim të veprimeve shërbimet e Policisë i kanë vendosur pronarit shtetasit K.F., masë administrative prej 1.000.000 lekë si dhe e kanë proceduar penalisht për mosbindje ndaj urdhërit të policisë.
Policia e Tiranës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Një protestë sloganin “Falja e detit” u zhvillua paraditen e sotme në sheshin Skënderbej nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile. Disa prej të...
SHQIPËRI-Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar ditën e sotme se për 14 ditë të tjera, nga data 1-15 shtator 2020, mbetet në fuqi kufizimi i...
KAPSHTICË– Radhë të gjata makinash në pikën doganore të Kapshticës. Situata shihet qartë edhe pamjet e publikuarta nga Top Channel, ku vargu i makina...
KAPSHTICË– Mbi 60 emigrantë shqiptarë ndodhen të bllokuar në pikën kufitare të Kapshticës, pasi është plotësuar kuota prej 300 personash. Mësohet se midis ...
KAPSHTICË- Radhë të gjata makinash në pikën kufitare të Kapshticës. Mësohet se ditën e sotme është plotësuar kuota prej 300 personash dhe pala greke ka pez...
TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka ndarë në faqen e saj në Facebook lajmin e mirë për një ndërhyrje me sukses te...
ITALI- Ngjarje e rëndë Pesaro të Italisë. Mediet vendase raportojnë se mbrëmjen e djeshme ka humbur jetën në një aksident me motor 18-vjeçari shqiptar, R...
BULQIZË- Vera po ikën, por Big Market vazhdon surprizat. Nga sot hapet supermarket më ri në Bulqizë, i vendosur në Bulqizë të vjetër, rruga e pazarit.Dyqan...
DURRËS- Policia e Durrësit ka arrestuar 35-vjeçarin me iniciale A.M, pasi ka rrahur bashkëjetuesen e tij, me iniviale Rr.I. Gjatë dhunimit të bashkë...