Aktualitet

“Të zbardhet biseda telefonike me Dendias”/ Aktivistët “vënë” me shpatulla pas murit Ramën, Sazan Guri: Do të na p

29 Gusht 2020, 10:40 Nga DOSJA
“Të zbardhet biseda telefonike me Dendias”/ Aktivistët

TIRANË- Një protestë sloganin “Falja e detit” u zhvillua paraditen e sotme në sheshin Skënderbej nga një grup aktivistësh të shoqërisë civile. Disa prej të pranishmëve kërkuan njëzëri, më shumë transparencë. Aktivisti Aulon Kalaja, tha se duhet të zbardhet përmbajtja e bisedës telefonike Dendias-Rama. 

“Të zbardhet biseda telefonike mes ministrit të jashtëm Dendias me kryeministrit Rama. Pse do të vizitojë shqipërinë dhe a do të ketë lidhje me zgjerimin e kufirit grek. Shqipëria duhet të jetë reciproke në marrëveshjen me Greqinë. Jemi për marrëveshje të ndershme dhe Shqipëria të ulë në tryezë ekspertët më të mirë, jo spiunët. Ne nuk do të djegim flamurin grek, por do të ngremë sa më lart flamurin shqiptar”, u shpreh Kalaja.

Ndërkohë që një nga aktivistët akuzoi Ramën se ka shitur vendin. “Çohuni të mbrojmë vendin me armë. Po na shet kryeministri. Nuk është kryeministri i Shqipërisë, nuk është kryeministri i këtij vendi.”

I pranishëm në protestë ishte edhe aktivisti Sazan Guri. Ai tha se ka vite që flitet kjo marrëveshje, ndërsa shtoi se Greqia do të pushtojë zonën ekskluzive ekonomike. 

Këtë marrëveshje prej 10 vitesh me palën shqiptare, nga 6 milje, sot deklaron 12 milje. Kjo do të thotë pushtim të zonës ekskluzive ekonomike. Kjo do të thotë që shteti shqiptar nuk do të ketë pjesë detare në shtetin e vet”, tha Guri.

Debati për detin është rindezur prej 3 ditësh në Shqipëri, pas deklaratës së kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis. Mitsotakis njoftoi se Greqia ka gati projektligjin për zgjerimin me 12 milje në Perëndim të Detit Jon, dhe për këtë do të vijë në Shqipëri edhe ministri i Jashtëm, Nikos Dendias. 12 miljet që do të merren nga Greqia, i përkasin ujërave të përbashkëta dhe jo atyre territoriale. Në zbatim të Konventës së Montego Bayt, Greqia, ashtu si çdo vend, ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje në ujërat e përbashkëta. Shqipëria zgjerimin me 12 milje e ka realizuar që në vitin 1990. Por, sërish ky lajm është hasur në paqartësi në Shqipëri, për shkak edhe të konfuzionit për një marrëveshje për kufirin detar, (që mungon), mes dy vendeve. Kryeministri Edi Rama sqaroi sot, se nuk ka asnjë marrëveshje që pas ndryshimit të qeverive në Greqi.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet aulon kalaja greqia merr 12 milje nga deti jon protesta per detin sazan guri aulon kalaja greqia merr 12 milje nga deti jon protesta per detin sazan guri

Sondazh

Poll